• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna mbi bazë gjinore/ Çuçi: Policia e Shtetit ka barrën kryesore për adresimin e këtij fenomeni, rol kyç edhe sistemi i drejtësisë

by
07/12/2021 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka folur sot pasdite në tryezën e organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme për fenomenin e dhunës mbi bazë gjinore.

Çuçi tha se ka marrë angazhimin politik dhe personal për të fuqizuar më tej mjetet dhe mekanizmat në dispozicion përmes hartimit të politikave parandaluese dhe ligjzbatuese për të çuar në një tjetër nivel betejën tonë të përbashkët kundër dhunës me bazë gjinore.

Sipas tij nuk mjafton që Policia e Shtetit të zbatojë ligjin duke parandaluar dhunën apo duke arrestuar dhunuesit, nëse më pas sistemi i drejtësisë nuk vepron në zbatim të ligjit.

Më poshtë fjala e plotë e ministrit Çuçi:

• Kjo tryezë diskutimi meriton një vlerësim të veçantë pasi ngre një shqetësim të përbashkët të institucioneve që ne drejtojmë, të shoqërisë civile, medias dhe gjithë opinionit publik. Unë e shoh këtë çështje me përgjegjësinë dhe detyrën e Ministrit të Brendshëm, si partner, si djali i një nëne, si vëllai i një motre dhe si qytetar i këtij vendi.

• Dhuna mbi bazë gjinore është një plagë e madhe në shoqërinë tonë, që buron nga pabarazia gjinore, me të cilën gratë dhe vajzat përballen gjatë gjithë jetës së tyre.

• Dhuna me baza gjinore është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet parë e trajtuar si e tillë. Përpjekjet për ta parë dhunën me bazë gjinore si një fenomen kulturor që lidhet me këtë apo atë traditë, gabimisht, mund ta shmangin vëmendjen nga detyrimi ynë i përbashkët – detyrimi i shtetit, sektorit privat, medias, sektorit akademik, shoqërisë civile dhe detyrimi i çdo qytetari – që ta refuzojmë, ta parandalojmë, ta denoncojmë e ta luftojmë dhunën me bazë gjinore dhe t’i përkrahim pa asnjë rezervë e në vazhdimësi të mbijeturat e kësaj dhune.

• Dhuna ndaj grave dhe vajzave jo vetëm që shkatërron jetën e tyre, por gjithashtu minon përpjekjet për zhvillim dhe ndërtimin e demokracive të forta dhe shoqërive të drejta dhe paqësore. Ajo kufizon zgjedhjet dhe aftësinë e grave dhe vajzave për t’u arsimuar, për të punuar dhe për të marrë pjesë në jetën politike dhe publike.
• Ne jemi të ndërgjegjshëm që, pavarësisht përpjekjeve tona të përbashkëta të deritanishme, lufta ndaj këtij fenomeni i ngjason një rrugëtimi të gjatë dhe me kthesa të vështira, por jo i pamundur për t’u realizuar.

• Është e rendësishme të kuptohet, gjithashtu, se angazhimi i deritanishëm i Shqipërisë për të luftuar diskriminimin dhe për të çuar përpara barazinë gjinore, është pjesë e një arene ndërkombëtare betejash dhe përpjekjesh madhore për të luftuar këtë fenomen me ndikim të gjerë në jetën sociale, ekonomike dhe sigurinë e vendeve tona.

• Si një çështje e të drejtave të njeriut, përpjekja për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave është një detyrim madhor i qeverisë, jo thjesht një ide apo slogan. Ky detyrim në vitet e fundit është përkthyer në reforma të vazhdueshme, të cilat kanë pasur për qëllim harmonizimin e legjislacionit kombëtar me normat më të mira ndërkombëtare me qëllim garantimin e një barazi gjithmonë e më të madhe gjinore.

• Ne kemi një kuadër ligjor e rregullativ të plotë ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare dhe kemi miratuar Strategjinë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021 – 2030, si një dokument politik i qeverisë shqiptare, e cila në mënyrë ndërsektoriale i kushton vëmendje të veçantë arritjes së barazisë gjinore dhe eliminimit të dhunës me bazë gjinore e dhunës në familje.

• Për adresimin e këtij fenomeni dhe plotësimin e detyrimeve të Axhendës 2030, janë angazhuar një sërë institucionesh publike. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë një rol kyç në parandalimin dhe trajtimin rasteve të dhunës në familje, si dhe mbrojtjen e të mbijetuarave të kësaj dhune.

/b.h

Next Post
“Ekspert në lëndët plasëse”/ Gjyqtari italian: Kush është shqiptari misterioz që përmend kryemafiozi Toto Rina në atentatin ndaj Borselinos

"Ekspert në lëndët plasëse"/ Gjyqtari italian: Kush është shqiptari misterioz që përmend kryemafiozi Toto Rina në atentatin ndaj Borselinos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

March 17, 2026
Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

March 17, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

March 17, 2026
Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

March 17, 2026
Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In