• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhuna kundër pronarit të piceri “Erës”, reagon MB: Gjobë dhe mosbindje policisë

by Aalison Pearse Stevens
27/06/2016 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Punëve të Brendshme, (MPB) ka reaguar në lidhje me akuzat për dhunën e policisë ndaj qytetarëve të ndryshëm. Pas rastit të biznesmenit Altin Bamllari, i cili denonconte policinë dhe një prej punonjësve të policisë me emër e mbiemër se e kishin dhunuar bashkë me të birin dhe pas akuzave të kreut të PD-së, për 2 raste të tjera në Korçë, MPB thotë se po bën verifikimet. Në përfundim të tyre, sipas MPB, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të marrë edhe masat përkatëse. Ndërkohë MPB tregon edhe arsyet e ndalimit të personave në fjalë.

DEKLARATA E PLOTË E MPB

Në lidhje me njoftimet në media, sipas të cilave Policia ka ushtruar dhunë ndaj dy qytetarëve në Tiranë e Korçë, informojmë se:

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka filluar verifikimet për të gjithë punonjësit dhe strukturat e Policisë të përfshira në këto dy ngjarje.

Paraprakisht, nga të dhënat paraprake rezulton se:

Në njërin prej rasteve, konkretisht në Korçë, ku shtetasi i arrestuar Jurxhin Kulla pretendon për dhunë nga ana e Policisë, sqarojmë se Policia i është përgjigjur kundërshtimit me dhunë ndaj forcave të rendit.

Shtetasi Jurxhin Kulla ishte shoqëruar në ambientet e Policisë nga Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet dhe është arrestuar për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.

Ky person është me precedent kriminal, pasi ka qenë i dënuar disa herë më parë:

– Në datë 10.11.2005  me vendim nr 293 të Gjykatës së Korçë është dënuar me 7 muaj e gjysmë heqje lirie për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, pasi më datën 21.06.2005 ky shtetas ka plagosur me thikë shtetasin A.K.

– Në datën 02.11.2007 është arrestuar për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve”,  ku është dënuar me 8 vjet burg dhe është liruar me kusht në datën 19.03.2012.

– 3 muaj pas lirimit me kusht, në datën 22.06.2012 është arrestuar sërish për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, ku është dënuar me 5 vjet burg dhe ka dalë nga burgu në datën 28.04.2015.

Për sa i përket rastit në Tiranë, sqarojmë se në datën 26.06.2016, ka filluar procedimi penal për “Mosbindje të punonjësve të policisë” në ngarkim të shtetasve:

– A.B., 46 vjeç, banues në Tiranë

– A. B., 22 vjeç, banues në Tiranë,  djali i tij.

Këta dy shtetas në datën 26.06.2016, rreth orës 00.30 minuta në Bulevardin “Bajram Curri”, duke udhëtuar me mjetin me targë TR3884 U, nuk i janë bindur shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rrugore për të çuar mjetin në pikën e bllokimit.

Masa administrative e pashlyer prej afro 1 viti, ishte në vlerën 15.000 L (të reja) për mungesë siguracioni dhe sipas Kodit Rrugor automjeti duhet të bllokohet në pikë bllokimi deri në përfundim të procedurave.

Pas kundërshtimit të urdhrit për shoqërim të dhënë nga punonjësit e policisë, këta shtetas kanë braktisur makinën përballë ambasadës ruse dhe janë larguar me vrap në drejtim të Piramidës.

Gjatë ndjekjes nga forcat e policisë, shtetasi A.B. është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime të lehta.

Policia ka bërë të mundur kapjen e tyre afër Piramidës dhe i ka shoqëruar për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve, këta shtetas janë proceduar penalisht për “Mosbindje të urdhrit të punonjësit të policisë”, parashikuar nga neni 242 i K.Penal.

SHÇBA vijon me verifikimin e veprimeve të punonjësve të policisë, në përfundim të të cilit do të marrë masat përkatëse.

Policia e Shtetit është e angazhuar t’i shërbejë publikut, duke kërkuar kontributin dhe bashkëpunimin e çdo qytetari për të respektuar ligjin dhe rregullat.

D.i.

Next Post

Low nuk ia ka frikën as Italisë e as Spanjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

27 vatra zjarri në 24 orë, vijon situata problematike në Dibër dhe Dajt

27 vatra zjarri në 24 orë, vijon situata problematike në Dibër dhe Dajt

September 3, 2026
I riu shqiptar qëllohet me armë në mes të Mynihut. Telefonon policinë për ndihmë!

I riu shqiptar qëllohet me armë në mes të Mynihut. Telefonon policinë për ndihmë!

September 3, 2026
Rikthehet i nxehti afrikan, termometri do të arrijë 43 gradë

Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë

September 3, 2026
U ekzekutua sot në Mirditë, të vëllain ia vranë tre vite më parë! Si nisi konflikti i përgjakshëm mes dy fiseve për një parakalim

U ekzekutua sot në Mirditë, të vëllain ia vranë tre vite më parë! Si nisi konflikti i përgjakshëm mes dy fiseve për një parakalim

September 3, 2026
Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

September 3, 2026
“Kanë patur konflikte pronësie”! Vrasja e 50-vjeçarit në Bërxullë, shoqërohen disa persona

EMRI / Atentat në Mirditë, një person vritet me armë zjarri. Zbulohet mjeti i djegur i autorëve

September 3, 2026
Kryebashkiaku i Tiranës drejt lirimit? Avokati: Më 15 shtator Erion Veliaj del nga burgu

Kryebashkiaku i Tiranës drejt lirimit? Avokati: Më 15 shtator Erion Veliaj del nga burgu

September 3, 2026
Publikohen pamjet e sherrit, Edi Kuçi reagon pas goditjes nga Joz Marku: “15 me 1, shikim të këndshëm”

Publikohen pamjet e sherrit, Edi Kuçi reagon pas goditjes nga Joz Marku: “15 me 1, shikim të këndshëm”

September 3, 2026
Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

September 3, 2026
I vihet tritol lokalit në Tiranë, autori i maskuar vendosi lëndën plasëse, policia në kërkim të tij

Lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës dhe në një garazh në Shkallnur

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com