• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dhuna është çdo pasdite në TV-të shqiptare ku dalin femra me silikon”, Sejamini përplaset me Gogun për dobinë e rrjeteve sociale

by A R
22/11/2024 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Toni Gogu dhe analisti Neritan Sejamini u përplasën në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN Tv për ndalimin e TikTok-ut. Sejamini tha se përdorimi i platformave si Youtube kanë ndihmuar fëmijët për t’u zhvilluar dhe dalë nga varfëria, ndërsa Gogu u shpreh se  ata fëmijë që përmendi Sejamini janë të drejtuar prej mësuesve dhe prindërve në një shtëpi virtuale ku përdoret mençur teknknologjia dhe jo për fëmijë ku përdoret dhunë. Ndërsa Sejamini ia ktheu se dhuna është e pranishme çdo pasdite në televizionet shqiptare ku dalin femrat e bëra me silikon me paret e kriminelëve që shpalosin luksin.

Pjesë nga debati

Neritan Sejamini: Nuk kemi këtë sigurinë që thotë kryeministri se TikTok-u shkakton depresionin.

Toni Gogu: Po si s’e kemi more zoti Sejamini?

Neritan Sejamini: Shkenca.

Toni Gogu: Po çfarë shkenca? Unë citova një autor.

Neritan Sejamini: Po pra ai nuk është Zot, është shkencëtar.

Toni Gogu: Një fëmijë që rri gjatë online, është i saktë mendërisht?

Neritan Sejamini: Ta them unë, do të më lësh të mbaroj? Ne nuk e kemi lidhjen shkak-pasojë për këtë që the. Ministria e Shëndetësisë duhet të bëjë diçka tjetër, duhet të kujdeset për shëndetin mendor të fëmijëve, a ka nëpër shkolla psikologë që shkojnë dhe i testojnë? Çdo lloj ndalimi që bën qeveria ka përfitime dhe kosto, asgjë nuk është e njëanshme. Ti mund të zgjidhësh një problem, por hap të tjera. E di sa fëmijë mësojnë nga TikTok-u dhe nga platformat e tjera si Youtube? TikTok-u është teknologji nuk prodhon asgjë vetë. Duhet të bëjmë dallim mes teknologjisë dhe përmbajtjes. E di sa fëmijë kanë kaluar nga varfëria në mirëqenie përmes rrjeteve sociale? E di sa fëmijë kanë përparuar me shkollën, shkencën, kanë zbuluar talentet?  Prandaj ka debat sot në botë, nuk është kaq e thjeshtë. Fakti që në botë ka më shumë vrasje se në Shqipëri dhe nuk është mbyllur, përfitimet janë shumë më të mëdha, siç është edhe çështja e të drejtave të njeriut se ka edhe një gjë: një nga arsyet që fitoi Imrah Khani zgjedhjet në Pakistan pasi e burgosën ishte TikTok-u sepse votuesit merrnin mesazhe përmes tij. Janë mjete efikase kundër autokracisë dhe diktaturës. Teknologjia nuk është as e mirë, as e keqe. Si e përdorim teknologjinë është çështja. Jo të dalë kryeministri dhe të thotë do ta zgjidh unë me Ministrinë e Shëndetësisë.

Toni Gogu: Sejamini e bëri parashtrimin shumë mirë, për të gjithë ata fëmijë që kanë dalë nga varfëria si me platformat Youtube.

Neritan Sejamini: Në York Times përdor TikTok-un, qeveria amerikane e përdor, Wall Street e përdor gjithë bota.

Toni Gogu: Janë madhorë. Unë dhe ti jemi madhorë e dimë shumë mirë se çështë modeli i dhunshëm dhe nuk e shohim fare. Ju ishit duke folur për fëmijë të drejtuar prej mësues në një shtëpi virtuale, për fëmijë të drejtuar nga prindërit në një shtëpi virtuale ku përdoret mençur teknknologjia, jo për fëmijë ku përdoret dhunë.

Neritan Sejamini: Po ka më pak dhunë në televizionet shqiptare, çdo pasdite? Një fëmijë që shikon ato femrat e bëra me silikon me paret e kriminelëve që shpalosin luksin?

Next Post
Ekzekutohet në SHBA personi i tretë me gaz azoti, ekspertët e OKB: Është torturë dhe i ndaluar

Ekzekutohet në SHBA personi i tretë me gaz azoti, ekspertët e OKB: Është torturë dhe i ndaluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In