• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhuna e Rrajave/ Prokuroria e Tiranës kërkon riekspertim mjekoligjor për kushërinjtë Maja

by Java News
13/09/2023 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës kërkon riekspertim mjeko ligjor për kushërinjtë Maja të dhunura nga anëtarët e fisit Rraja më 6 korrik 2023.

Video e 6 korrikut 2023 tronditi opinionin publik duke shfaqur një dhunë brutale dhe të paprecedent ndaj banorëve të Borizanës, të cilët denoncuan në polisicë e Fushë Krujës, dhe protestuan në rrugë se aktiviteti i një guroreje në pronësi të Përparim Rrajës, kushëririt të deputetit socialist të dorëhequr pas ngjarjes, Rrahman Rraja, po u shkatërronte shtëpitë.

Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, u goditën barabarisht dhe u kërcënuan me armë nga anëtarë të fisit Rraja, mes tyre djali i deputetit Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta, të cilët ende sot e kësaj dite, dy muaj pas ngjarjes së rëndë janë ende në kërkim nga policia.

Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, janë lënë në burg 3 persona, Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Andi Rraja ndërsa ndaj pronarit të lokalit Kujtim Përdaku, ku ndodhi ngjarja, është dhënë masa ‘Detyrim Paraqitje’ për moskallëzim krimi. Ngjarja e rëndë u pasua me shkrirjen e komisariatit lokal të policisë, ku u ndryshua gjithë kupola drejtuese ndërsa efektivat, u caktuan me detyra në qytete të tjera për tu zëvendësuar me punonjës policie të dërguar në krujë kryesisht nga Tirana.

Teksa prokuroria thotë se ka regjistruar procedim për plagosje të rëndë dhe hetimet vijojnë, ekspertiza e pritshme mjekoligjoreve duket se lehtëson ndjeshëm pozitën e dhunuesve. Neni 88 i Kodit Penal përcakton një dënim nga 5 deri në 15 vjet burg për ‘plagosje të rëndë’ ndërsa ‘plagosja e lehtë’, sipas nenit 89 dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Në një reagim, prokuroria sqaron se sipas përfundimit të mjekëve ligjorë dhuna e 6 korrikut ndaj Jashar dhe Bilibil Majës ka rezultuar nga plagosje e rëndë që ishte akuza kryesore, në plagosje e lehtë me dashje dhe kanosje.

“…Sipas ekspertizës mjekoligjore të bërë ndaj Bilibil Majës është konstatua thyerje e kockës të anës së djathtë të kokës, pa dëmtime të indit trunor, plagë në lëkurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mprehtë, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.”

Deri më tani nuk ka komunikim akuze nga prokuroria dhe nuk përjashtohet mundësia që akuza të ndryshojë sërish, pasi në këtë fazë aktekspertimi ka nxjerrë dëmtime të lehta./f.s

Next Post
Historike/ 4 arbitra shqiptarë do të gjykojnë për herë të parë një ndeshje të grupeve të Champions League

Historike/ 4 arbitra shqiptarë do të gjykojnë për herë të parë një ndeshje të grupeve të Champions League

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina ka përpunuar një numër rekord udhëtimesh pasagjerësh me tren në janar-korrik

Kina ka përpunuar një numër rekord udhëtimesh pasagjerësh me tren në janar-korrik

August 16, 2026
Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

August 16, 2026
Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

August 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 17 Gusht 2026

August 16, 2026
“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur “suksesi” kopjohet nga të gjithë, dështimi është afër

August 16, 2026
Histori e trazuar

Dilema

August 16, 2026
Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

August 16, 2026
Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

August 16, 2026
Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

August 16, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarëve

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com