• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna e prindërve drejt fëmijëve rrit drejtpërdrejt rrezikun për sëmundje mendore

by Java News
19/08/2016 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhuna fizike dhe psikologjike e prindërve ndaj fëmijëve rrit në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikun që më vonë tek ata të shfaqen çrregullime mendore, çrregullime të gjendjes shpirtërore, çrregullime të personalitetit, depresion dhe ankth. Rrahja e fëmijëve rrit rrezikun që ata të bëhen të dhunshëm, të konsumojnë alkool dhe drogë si dhe të shfaqin sjellje maniake.

Një studim i botuar së fundmi nga “Journal Pediatrics” duhet t’i bëjë prindërit të mendohen më me kujdes kur shtrijnë dorën drejt fëmijëve apo edhe në rastët kur ushtrojnë dhunë psikologjike ndaj tyre, si edhe  në rastët kur u bërtasin.

Kërkuesit morën të dhëna nga më shumë se 34.000 të rritur dhe zbuluan se të jesh qëlluar me shpulla në mënyrë të drejtpërdrejtë rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve mendore duke filluar që në adoleshencë.

Në bazë të rezultateve, dhuna trupore shoqërohet me çrregullime të gjendjes shpirtërore, përfshi depresionin dhe ankthin, po ashtu çrregullimet e personalitetit dhe abuzimin me drogën dhe alkoolin. Ata llogaritën se rreth 7% e sëmundjeve mendore të të rriturve i atribuohen dhunës fizike në fëmijëri, si shuplakat dhe goditjet.

Studimi raporton se shuplaka rrit rrezikun e depresionit primar në 41%, përdorimin e alkoolit dhe drogës në 59% dhe sjelljet maniake në 93%. Sipas Tracie Afifi, profesor në Universitetin e Einnipeg, është e këshillueshme për prindërit dhe të gjithë edukatorët që punojnë me fëmijët, në asnjë mënyrë të mos ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve të çdo moshe, sepse lidhja mes dhunës fizike dhe çrregullimeve mendore është reale.

Edhe pse sipas Akademisë Amerikane të Pediatërve (AAP), rreptësisht ndalohet goditja me shuplakë, nga shifrat e studimeve del, se më shumë se gjysma e prindërve në SHBA pranojnë se kanë dhunuar fizikisht fëmijët e tyre. Disa kërkues sugjerojnë se janë rreth 70-90% e nënave që kanë qëlluar me shpullë të paktën njëherë. Por një studim i botuar së fundmi nga “Journal Pediatrics”, mund t’i bëjë prindërit të mendohen më me kujdes kur shtrijnë dorën drejt fëmijëve.

Dhunimi i fëmijëve nga prindërit në Shqipëri, sidomos në zonat rurale, vijon të mbetët një fënomen tepër shqetësues. Ka raste të përsëritura të dhunës ndaj fëmijëve dhe goditja me shuplakë është një fenomen thuajse i zakonshëm për shumë prindër.

Shpesh herë është raportuar edhe për raste të dhunës ndaj fëmijëve në shkolla. Duke parë rrezikun e madh që sjell ky fenomen, prindërit duhet të shmangin në mënyrë kategorike dhunën fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve./shqiptarja.com/a.k

Next Post
Edhe Rumunia i kërcënohet Serbisë me veto

Edhe Rumunia i kërcënohet Serbisë me veto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In