Pas përjashtimit të tre deputetëve nga Kuvendi ditën e sotme, pas hedhjes së miellit, shisheve të ujit dhe vezëve drejt Ramës, pritet që në orën 18:00 të mblidhet Byroja e Kuvendit. Mbledhjen e Byrosë do të vendosë për tre deputetët si dhe pritet të diskutojë edhe për reagimin e Bushatit. Deputetet e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Ervin Salianji përjashtohet nga seanca e sotme parlamentare.
Vendimin e mori kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili u komunoi deputeteve demokratë përjashtimin. Sipas tij seanca do të ndërpritet deri në largimin e Nokës, Balliut dhe Saianjit nga salla.
ma.me










