• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

‘Auditimi me Bazë Riskun’, konferencë shkencore mes Zyra Shtetërore e Auditimit të Kuvajtit dhe KLSH-s

by Java News
12/04/2018 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në datat 09-11.04.2018, në qytetin e Kuvajtit, zhvilloi punimet Konferenca Shkencore e përbashkët mes KLSH dhe Byrosë së Auditimit Shtetëror të Kuvajtit, ku morën pjesë Zyra e Auditimit Shtetëror të Polonisë Najwyższa Izba Kontroli (NIK)  🇵🇱, Zyra Kombëtare e Auditimit/National Audit Office të Kosovës  🇽🇰, Banka Qendrore Kuvajtiane, Koorporata Kuvajtiane e Naftës dhe Autoriteti Publik i Sigurimeve Shoqërore Kuvajtiane. Fokusi i kësaj konference ishte: Auditimi me Bazë Riskun.

Në ditën e saj të hapjes, konferencën e përshëndetën Kryetarët e SAI-eve organizatore, z. Adel Abdulaziz Al-Sarawi për palën kuvajtiane dhe z. Bujar Leskaj për atë shqiptare. Të dy titullarët e vunë theksin tek bashkëpunimi i ndërsjellë nën frymën e INTOSAI-t: “Nga eksperienca e përbashkët përfitojmë të gjithë”, si edhe tek domosdoshmëria për të aplikuar qasje e metodologji të reja audituese, siç është auditimi me bazë riskun, jo vetëm sepse kështu institucionet e auditimit suprem i përshtaten më mirë kërkesave të kohës dhe standarteve ndërkombëtare audituese, por edhe sepse duke e orientuar punën audituese në çështje që shqetësojnë realisht taksapaguesit, vlera e shtuar e auditimit publik rritet edhe më shumë në dobi të të gjitha palëve, duke realizuar kështu misionin tonë si shërbestarë të mirë të qytetarëve.

Më pas, punimet e ditës së parë u fokusuan në prezantimin e artikujve shkencorë, që adresonin specifikisht “Auditimin me bazë riskun”. SAI kuvajtian prezantoi punën e bërë në hartimin e një drafti metodologjik institucional për kalimin nga auditimi me bazë sistemin në atë me bazë risku. Sfidat që paraqiti ky punim rezononin me sfidat që ndeshin aktualisht edhe SAI-et e Shqipërisë, Kosovës e Polonisë. Prezantimi pasues i SAI-t shqiptar u fokusua në riskun ligjor, ku drejtori i Departamentit Juridik në KLSH, z. Ermal Yzeiraj, shtjelloi në detaje risqet juridike institucionale dhe rrugët e mundshme për t’i menaxhuar ato. SAI i Kosovës solli eksperiencën e tij në auditimin me bazë riskun, duke prezantuar letrat e punës që identifikojnë, vlerësojnë dhe agregojnë risqet audituese përmes një matrice përmbledhëse. SAI polak u fokusua në prezantimin e procedurave që ndiqen në fazën e planifikimit strategjik dhe operacional për të përfshirë faktorët e riskut, si përcaktues të gjithë punës audituese që vjen më pas. Punimet e ditës së parë u mbyllën nga një prezantim tejet interesant i Koorporatës Kuvajtiane të Naftës, që solli në vëmendje të të pranishmëve se si menaxhohet risku organizacional nga një industri gjigande, siç është ajo e naftës në Kuvajt.

Punimet e ditës së dytë të konferencës u hapën nga z, Rinald Muça, drejtor i Departamentit të Auditimit të Performancës në KLSH, i cili në prezantimin e tij adresoi aplikimin e hartave konjitive si instrumenta kyç në kuptimin e mjedisit auditues dhe identifikimin e risqeve gjatë fazës studimore të një auditimi performance. Më pas, z. Ilir Salihu i SAI-t të Kosovës prezantoi risqet me të cilat ndeshet aktualisht Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës dhe se si aplikimi i Kornizës së Matjes së Performancës (PMF) mund të ndihmojë në menaxhimin eficient e efektiv të tyre. Dy prezantime që u ndoqën me shumë kërshëri nga të pranishmit ishin ato të Bankës Qendrore Kuvajtiane dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Të dyja këto institucione dëshmuan se si një menaxhim i mirë dhe proaktiv i risqeve rezulton me suficite të njëpasnjëshme të rezultateve financiare vjetore për ato vetë dhe institucionet që mbikqyrin. Pjesa e fundit e konferencës u fokusua në menaxhimin e “Big Data”, ku znj. Aulona Jonuzi, kryeaudituese në KLSH, solli eksperiencën institucionale dhe sfidat që paraqet kjo fushë e re dhe me potencial të madh eksplorativ e menaxherial.

Në ditën e fundit, konferenca u mbyll me prezantimin e SAI-t kuvajtian për projektin që po zhvillohet nga ata mbi përpunimin e Indikatorëve Kyç të Performancës, si edhe përmbledhjen e konkluzioneve e rekomandimeve të Konferencës që mund t’i shërbejnë pjesëmarrësve në punën e tyre të ardhshme audituese.

Punimeve të kësaj konference i bëri jehonë edhe televizioni shtetëror kuvajtian, ku dy përfaqësues nga SAI-et organizatore, z. Rinald Muça për palën shqiptare dhe znj. Eman Al Huwaidi për atë kuvajtiane, dhanë një intervistë live në emisionin “Hala Kuwait”. Gjatë emisionit, përveç çështjeve audituese, z. Muça u ndal në fjalën e tij edhe në potencialin e madh që mbart Shqipëria si vend me burime natyrore e njerëzore të pasura e të rralla, të cilat mund të shfrytëzohen mjaft mirë për investime apo vizita turistike nga miqtë kuvajtianë.

Gjatë zhvillimit të kësaj konference u realizuan edhe takime të tjera të nivelit të lartë midis palës shqiptare dhe institucioneve kryesore kuvajtiane. Kështu, z. Bujar Leskaj, sëbashku me kolegët e tjerë pjesëmarrës u prit nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit z. Marzouq Ali Al-Ghanim dhe Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financën. Gjatë takimit me z. Al-Ghanim u shpreh mirënjohja e ndërsjellë për ndihmën dhe bashkëpunimin mes institucioneve dhe popujve tanë, rëndësia e auditimit të jashtëm publik si ruajtës dhe garantues i transparencës dhe llogaridhënies, si edhe zhvillimi e forcimi i marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë e Kuvajtit.

Në takimin me përfaqësuesit e Komisionit të Ekonomisë, biseda u ndal në rolin që KLSH-të kanë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe vendimeve të ekzekutivit e legjislativit. U diskutua se si zgjidhen mosmarrëveshjet në rastet e konkluzioneve të cilat nuk pranohen nga subjektet e audituara, apo si mund të përdoren auditimet e performancës për t’i bërë më informative e të dobishme aktivitetet e punës audituese.

Vizitat zyrtare të pjesëmarrësve dhe punimet e konferencës u ndoqën dhe asistuan edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Kuvajt, SHTZ Saimir Bala, i cili shprehu gatishmërinë dhe interesin maksimal për të rritur impaktin e vizitës së grupit përfaqësues të KLSH-së në këtë vend mik e dashamirës.

Next Post
Përplasen dy makina në aksin Shkodër-Lezhë, në gjendje të rëndë një person

Aksident në Tiranë, makina përplas 20-vjeçaren teksa kalonte rrugën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Për ata që mendojnë se do të ndalojnë Samitin e NATO-s apo BE-së me protesta të dhunshme

July 8, 2026
Do zgjasë 6 javë dhe kushton 11 milionë euro, kreu i INSTAT: Në tetor nis Censi i bujqësisë dhe blegtorisë

Do zgjasë 6 javë dhe kushton 11 milionë euro, kreu i INSTAT: Në tetor nis Censi i bujqësisë dhe blegtorisë

July 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Kinse UÇK-ja te “Flamingot” dhe batërdia e simbolit në Kosovë

July 8, 2026
Balla në Strasburg: Projekti në Zvërnec do zhvillohet sipas standardeve mjedisore! Fokusi te zhvillimi i turizmit

Balla në Strasburg: Projekti në Zvërnec do zhvillohet sipas standardeve mjedisore! Fokusi te zhvillimi i turizmit

July 8, 2026
Dyshohen për përfshirje në organizimin e protestave në Tiranë, ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

Dyshohen për përfshirje në organizimin e protestave në Tiranë, ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

July 8, 2026
Përfshihet nga zjarri një zonë me bimësi në Ulëz, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë flakët

Përfshihet nga zjarri një zonë me bimësi në Ulëz, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë flakët

July 8, 2026
Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

July 8, 2026
“Irani më ka në shënjestër”, deklarata e fortë e Trump pas samitit të NATO-s

“Irani më ka në shënjestër”, deklarata e fortë e Trump pas samitit të NATO-s

July 8, 2026
Beleri sulmon Shqipërinë në Parlamentin Europian: Nuk janë gati për në BE!

Beleri sulmon Shqipërinë në Parlamentin Europian: Nuk janë gati për në BE!

July 8, 2026
Zyrtari i KE nga Strasburgu: Protestat të zhvillohen paqësisht, Shqipëria ka bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së

Zyrtari i KE nga Strasburgu: Protestat të zhvillohen paqësisht, Shqipëria ka bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In