• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna dhe abuzimet, psikiatrja: Po zbehet roli i familjes! Ja çfarë nuk po funksionon

by S T
03/09/2024 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rastet e dhunës brenda familjes, kryesisht ndaj grave në juglindje të vendit ditët e fundit që shkuan deri në tentativa të paimagjinueshme të djegies, kanë rikthyer edhe një herë problematikën e funksionimit të mekanizmave mbrojtëse që parashikohen në ligjin shqiptar.

Për mjeken psikiatre këto raste më shumë se sa probleme të shëndetit mendor, janë pjesë e formimit të individëve dhe zbehjes deri në injorim të rolit të familjes. Ndërsa nënvizon se mekanizmat mbrojtëse të institucioneve ligjzbatuese nuk funksionojnë dhe nuk garantojnë mbrojtje.

“Familja po degradon në ngjarje të tilla dhune, në marrëdhëniet e ngushta familjare, edhe për arsye krejt banale, ku vëmendjen do ta tërhiqja në organet ligjore. Atje ku kërkohet ndihma, në polici, dhe sa funksionojnë urdhrat e mbrojtjes. Kam vënë re që pas tij vepra penale është kërcënimi më i rëndë, deri në vrasje”, thotë për televizionin A2, Nikolina Bode, mjeke piskiatre në Korçë. “Jo gjithmonë dhuna është baraz me sëmundje mendore. Dhuna mund të jetë pjesë e natyrës së individit dhe zakonisht është edukim gjatë rritjes dhe zhvillimit”.

Edhe sa i takon rasteve të abuzimeve seksuale, veçanërisht më të mitur, mjekja psikiatre i referohet edukimit të individit, dhe si masë parandaluese shikon ashpërsimin e masave të dënimit. “Perversitetet seksuale, ngacmimet seksuale brenda familjes apo të të miturve janë pjesë e deviacioneve seksuale. Këto janë vese që individi i ka nga procesi i përfundimit të rritjes përgjatë gjithë jetës. Ndaj tyre duhet të merren masa. Bota ka ligje të forta, tek ne vë re që janë shumë të buta”, thotë Bode.

Familja, edukimi dhe natyrisht funksionimi si duhet i mekanizmave mbrojtëse të institucioneve ligjzbatuese, janë trinomi që mund të parandalojë rastet e dhunës në familje, fenomen ky që prej vitesh është pjesë e shoqërisë sonë dhe që ka sjellë pasoja mjaft të rënda.

Next Post
Emrat/ Ngritën skema mashtruese e piramidale me mikro-kreditë, gjykata vendos “arrest me burg” për 6 persona. Masat e sigurisë për të tjerët

"Duhet të digjemi e më pas të mësojmë"/ Merr fund "epoka" e kredive vetëm me kartë identiteti, bankat shtrëngojnë rregullat për marrje huaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti të dielën, reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore

Moti të dielën, reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore

September 20, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 20, 2026
“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com