• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dhuna “budallaqe” nuk të sjell në pushtet

by
08/12/2015 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

 

“Spektakli” i rradhës i dhunës që ofroi live PD-ja në protestën e saj të 8 dhjetorit, nuk përbën diçka të re. E reja, nëse mund të konsiderohet kështu, ishte lloji i dhunës, ku krahas dhunës mbi disa institucione të rëndësishme të shtetit shqiptar, objekt këtë rradhë ishte edhe dhuna e verbër ndaj një bunkeri pranë Ministrisë së Brendëshme.

Që politikanët tanë kanë dy lloj standartesh, një kur janë në qeveri dhe tjetri ku janë në opozitë, nuk përbën ndonjë çudi. Ka qenë vetë Basha që në Bulevardin qëndror të Kryeqytetit, ka prerë shiritin e një bunkeri si pjesë e memorjes sonë kombëtare për të kaluarën në diktaturë. Atij bunkeri ai nuk ja vë zjarrin. Ndërsa është vetë ai që sot vrapon të djegë një bunker tjetër të ndërtuar 150 metra më tej nga kundërshtarët e tij politikë, i cili edhe ai është ndërtuar në funksion të kësaj memorie. Dhuna e verbër, madje “budallaqe”, që PD-ja ushtroi në protestën e saj ndaj institucioneve në ditën e 8 dhjetorit, ditë në të cilën 25 vjet më parë filluan të ngjizen ëndrrat dhe dëshirat për ta bërë Shqipërinë një vend europian, demokratik dhe të qytetëruar, është nëpërkëmbja më e madhe që u bëhet atyre dëshirave dhe aspiratave.

Kryetari i PD-së, Lulëzim Basha, duket se ka një problem shumë të madhë. Ai ende nuk e kupton se përdorimi i dhunës si mjet për të arritur qëllime politike është një strategji e dështuar që në pikënisje. Një strategji e cila ka penalizuar jo pak PD ndër vite, por edhe PS dikur. As ai, as paraardhësi i tij, i cili e ka pasur të vazhdueshme dhunën ndaj institucioneve, nuk ka mundur të sigurojë asnjë avantazh politik nëpërmjet dhunës. Pushteti largohet kur përdoret dhuna. Rama di diçka rreth kësaj aksiome. Basha e di se rotacionet e pushteteve bëhen nëpërmjet zgjedhjeve. Ato nuk bëhen as me ngjarje sporadike, as me dhunë dhe as me përpjekje për të marrë rezultate në tavolinë. Mbase dikush i “fryn në vesh” se duke përdorur dhunë dhe duke çuar ultimatume për qeveri teknike, mund të arrijë ndonjë rezultat. Kjo duket e ka bërë që ai të mos ketë ende një platformë, apo strategji elektorale për zgjedhjet e vitit 2017.

Vetëm 6 muaj më parë ai humbi në mënyrë spektakolare në zgjedhjet vendore. Por duket se pësimi ende nuk i është bërë mësim. Të gjesh kauza politike duke djegur bunkerë prej kartoni e duke dhunuar institucione, e largon gjithnjë e më shumë PD nga objektivi i rotacionit të pushtetit. Basha premtoi se protesta do të ishte paqësore. Por realiteti që prodhoi ishte tej premtimeve të tij. Kjo vetëm bën të qartë se nuk është ai që e kontrollon PD-në. Fijet i lëvizin të tjerë njerëz. Shëmtia e dhunës që dhuroi PD-ja sot, është dëshmia më e qartë e dëshpërimit që ka ngërthyer lidershipin e kësaj partie. Nga ana tjetër kjo dhunë është edhe një dëshmi e qartë e mungesës minimale të formimit shtetar të drejtuesve të PD-së. Me dhunën e sotme ata thjesht na e kujtuan sërish këtë fakt.

Next Post

Rama dhe Linda shkojnë në këmbë në Rogner (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In