• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dhuna barbare ndaj gazetares Xharra, reagon faktori politik

by A R
13/05/2017 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar ndaj sulmit që i ka ndodhur Arbana Xharrës. Ka thënë se dhuna nuk bën të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë.

Sidoqoftë, ai ka kërkuar zbardhjen e rastit dhe dënimin e sulmuesve

Reagimi i plotë i Presidentit:

Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë.

Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë.

Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë.

Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t’i sjellin sulmuesit para drejtësisë. HTH

Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë anëtares më të re të PDK-së, Arbana Xharra, e cila u sulmua dje në afërsi të banesës së saj, përkatësisht në parking, pasi u kthye nga Tirana.

Mustafa ka thënë se sulmi ndaj Arbana Xharrës është akt i ulët dhe i turpshëm. Ai ka shkruar se kryesit e kësaj vepre duhet të sillen para drejtësisë, transmeton Express.

“Sulmi mbi Arbana Xharrën është akt i ulët dhe i turpshëm. Kryerësit duhet të sillen para drejtësisë. IM”.

Arbana Xharra u sulmua gjatë natës, pranë banesës së saj në Prishtinë, dhe më pas u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor. Gjendja e saj thuhet se është stabile, megjithatë, ende nuk dihet se kush e kreu sulmin ndaj saj.

LDK

Anëtari i LDK-së, Valon Murtezaj, ka dënuar rrahjen e anëtares së re të PDK-së, Arbana Xharra, që ndodhi mbrëmë në mesnatë.

“Shoqëria e Kosovës nuk duhet ta pranojë dhunën, dhe nuk do ta pranojë”, ka thënë Murtezaj.

“Dënojmë sulmin ndaj znj. Xharra, dhe çdo lloj akti të dhunës, ndaj çdokujt”, ka shkruar ai në Facebook.

Bindjet politike sipas tij janë personale dhe duhet te respektohen.

Anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra është sulmuar sot rreth orës 01:00 pas mesnate

E tërë ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 1 pasmesnatës kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, ku ishte ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt që transmetohet në Vizion Plus.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital ku ishte tërësisht e mbuluar, ndërkohë motivet e kësaj ngjarje ende mbeten të paqarta.

Hoxhaj 

Ministri i Jashtëm ka reaguar ndaj sulmit që iu është bërë anëtares më të re të PDK’së, Arbana Xharra.

Xharra u sulmua gjatë natës, pranë banesës së saj në Prishtinë, dhe më pas u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor.

Ministri Hoxhaj bën thirrje për dënimin e sulmuesve të Arbana Xharrës, dhe përmes këtij statusi, ministri bën me dije që shteti ka dështuar ta mbrojë një grua që t’i thotë mendimet ndryshe.

“Thellësisht i tronditur nga sulmi qyqar ndaj Arbana Xharrës. I shokuar nga ajo që mund ti ndodhë një gruaje, një nëne dhe mbi të gjitha një aktiviste të guximshme në tërë këto vite që nuk ka hezituar ti thotë hapur dhe pa frikë gjërat të cilat i mendon. Kemi dështuar të tërë që nuk kemi mbrojtur një grua e cila i thotë mendimet ndryshe. Jo toleranca jonë ndaj njerëzve që nuk pajtohemi me ta po na shtyn drejt këtyre ngjarjeve të papranueshme. Mjaft më! Të bashkëndjejmë të gjithë. Ta dënojmë të gjithë! Sulmuesit para drejtësisë. Arbana, shërim të shpejt!”, shkruan Hoxhaj.

Next Post
PD mërzitet në çadër, kërkon negociata me mazhorancën

FOTOT/ Basha deklaroi se çadra nuk mbyllet, por shikoni si është boshatisur…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In