• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna barbare ndaj dy kushërinjve, “arrest me burg” për Eni Kullaj dhe Ineidi e Andi Rraja

by A R
09/07/2023 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organi i akuzës ka lënë në arrest me burg Ineidi Rrajën, Eni Kullajn dhe Andi Rrajën, të cilët u përfshinë në dhunën barbare ndaj 2 kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja disa ditë më parë.

Kujtim Përadaku, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja i cili akuzohet për moskallëzim krimi u la nën masën “detyrim paraqitje”.

Sipas pretendimeve të tyre, 2 prej personave të ndaluar, konkretisht Eni Kullaj dhe Kujtim Përdaku, kanë mohuar kategorikisht që të kenë ushtruar aktet e dhunës.

Ata kanë pranuar që të kenë qenë në lokal me anëtarët e grupit Rraja, por kanë mohuar që të kenë lidhje me ushtrimin e dhunës, pasi sipas tyre, ata nuk janë shfaqur duke ushtruar dhunë ndaj 2 kushërinjve Maja.

Ende nuk ka një informacion të saktë se çfarë kanë pretenduar Ineidi Rraja dhe Andi Rraja, familjarë të ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Ky i fundit pas publikimit të pamjeve filmike dhe nisjen e hetimeve të personave të tij të afërt për dhunë barabare ndaj 2 kushërinjve Maja, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit ditën e djeshme.

Sjellim në vëmendjen se në lidhje me ngjarjen e rëndë janë shpallur në kërkim Rexhep Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja.

/a.r

Next Post
Vrasësit i “gdhendin” dy mesazhe në trup, gjendet i vdekur gazetari i njohur

Vrasësit i “gdhendin” dy mesazhe në trup, gjendet i vdekur gazetari i njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com