• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna/ Apelon Takaj: Duhet policia, ndryshe do të ikim nga kampionati

by Java News
19/08/2018 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas incidenteve që ndodhën mes tifozëve në ndeshjen e parë të kampionatit në ndeshjen Skënderbeu – Partizani, ka ardhur edhe reagimi i kreut të klubit korçar, Ardjan Takaj.

Në një prononcim të dhënë për të përditshmen “Panorama Sport”, numri një i bardhekuqve ka kërkuar që të rikthehen forcat policore në stadiume për të parandaluar dhunën mes grupeve të ultrasve.

Në të kundërt, ai thekson se presidentët e klubeve do të largohen. Takaj është shprehur i tronditur nga incidenti që ndërpreu ndeshjen në minutën e 73-të të takimit.

“Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet që të hiqen nga stadiumi forcat e policisë. Ajo që ndodhi në Korçë në atë takim është diçka që të lë shije të keqe dhe të bën që të mos mendosh për asgjë tjetër, por vetëm për atë skenë dhune. Është e pamendueshme, ku në të tilla kushte që ofron futbolli shqiptar në përgjithësi, të largosh policët nga stadiumi dhe të pretendosh të mbash rregullin me polici private”- ka thënë kreu i korçarëve.

Rregulli për të zëvendësuar policinë e shtetit me atë private në stadiume dështoi që në sfidën e parë të kampionatit për sezonin e ri futbollistik. Federata Shqiptare e Futbollit në një komunikatë për shtyp ditën e djeshme bëri thirrje që të rikthehen në stadiume forcat policore që të kujdeset për mbarëvajtjen e ndeshjes, përgatiti Tema.

Kurse gjyqtari i njohur Arsen Hoxha ka bërë fajtore Skëndërbeun për këtë ngjarje: Ja arsyetimi i Hoxhës në Facebook:

“Çuditërish është e përsëritur kjo skenë në Korçë, veçanërisht kur luajnë ekipet e kryeqytetit. Heqja e Policisë së Shtetit është një naivitet i madh, kur dihet mirë se dhuna është pjesë e përditshme e njerëzve tanë, është gjithmonë në raport të drejtë me kulturën mesatare që zotërojmë. Unë dhe ju e kemi trajtuar disa herë në medie këtë problem, por ata që përgjigjen direkt për këtë problem nuk duan të përfitojnë nga eksperienca e vendeve të tjera. Minimumi që Skënderbeut t’i hiqen 6 pikë, është jo vetëm një masë e arsyeshme, por edhe paralajmëruese për tifozët e qyteteve të tjerë”.

 

Next Post
FOTOT/ Bashkia mbaron edhe dy rrugë të reja te “Depoja e Ujit”

FOTOT/ Bashkia mbaron edhe dy rrugë të reja te “Depoja e Ujit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

February 25, 2026
“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

February 25, 2026
Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

February 25, 2026
Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

February 25, 2026
Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

February 25, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Fallxhorët e Medias

February 25, 2026
Moti i keq godet infrastrukturën/ Mediat portugeze raportojnë situatën: 30 mln € dëme në një bashki

Moti i keq godet infrastrukturën/ Mediat portugeze raportojnë situatën: 30 mln € dëme në një bashki

February 25, 2026
Eksperti: Rruga u dëmtua nga gërryerja! Të ndalen menjëherë lejet mjedisore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin

Eksperti: Rruga u dëmtua nga gërryerja! Të ndalen menjëherë lejet mjedisore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin

February 25, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Lapaj thirrje opozitës të protestojë 24 orë në shesh: Duhet qeveri tranzitore 12-mujore dhe kod i ri zgjedhor

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In