Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA ka kaluar një projektligj, që mund të çojë në ndalimin e TikTok-ut, raporton CNN.
Një nga arsyet që është dhënë për ndalimin e mundshëm të rrjetit social ka qenë cënimi i sigurisë kombëtare amerikane.
Fati i projekt-ligjit në Senat është i paqartë ndërsa Presidenti Joe Biden ka deklaruar se do ta nënshkruajë projekt-ligjin, në rast se kalon në Senat.
Ligjvënësit amerikanë kanë thënë se pronari i rrjetit social ByteDance ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze.
Por, akuzat janë mohuar nga Tik Tok dhe ByteDance.
/f.s