Dhoma e Lordëve miratoi përfundimisht sot tekstin e ligjit që synon të bllokojë një dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje, duke i shkaktuar një tjetër humbje kryeministrit, Boris Johnson që i kundërvihet një iniciative të tillë.
Ky legjislacion, që i kërkon Johnsonit të kërkojë tek Brukseli një shtyrje me tre muaj të Brexit të parashikuar më 31 tetor, do të hyjë në fuqi të hënën pas miratimit nga mbretëresha Elizabeth.
/a.r