• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dhoma Amerikane kërkon tatim zero për dividentin

by A R
30/09/2018 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka dorëzuar si kërkesë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë të njëjtat propozime që ka bërë dhe një vit më parë: tatim zero për dividentin, ulja e tatimit mbi të ardhurat personale dhe zgjerimi i bazës për shpenzimet që duhet të njihen për efekt tatimi mbi biznesin. Mark Crawford, President i kësaj dhome, thotë se taksa e dividentit pengon investimet e reja dhe nuk nxit rritjen ekonomike.

“Unë jam i idesë që duhet taksë 0 për dividentin, kemi taksë për fitimin dhe është paguar njëherë, në momentin që tatohet dividenti është tatim i dyfishtë. Mban peng rinvestimin në Shqipëri, ata që investojnë nuk duhet të kenë taksë dividenti, sepse shtojnë vende pune, po shtojnë aktivitet dhe sërish te ky aktivitet i zgjeruar do të paguajnë taksa për punësimi dhe tatim fitimi në kompaninë e dytë”.

Dhoma Amerikane nuk është kundër politikave sociale të buxhetit të shtetit, sidomos ato që mbështetin familjet me shumë fëmijë, por Crawford sugjeron që të ketë një orientim të përzier me mbështetje direkte nga buxheti por dhe përmes nxitjes së investimeve në vepra publike, të cilat sjellin punësim.

“Është qeveri socialiste dhe përputhet me platformën e saj. Unë normalisht mendoj se duhet të ketë mbështetje për ata që nuk kanë dhe sidomos familjet. Por dhe investimet kapitale ndihmojnë në hapjen e vendeve të reja të punës. Mbase duhet një miks politikash, kapitale dhe mbështjetje direkte”.

Qeveria është drejt finalizimit të paketës fiskale për vitin e ardhshëm. Deri tani është rënë dakord që të ulet tatimi mbi dividentin, të rritet akciza e cigareve dhe të bëhen disa ndërhyrje ligjore me qëllim lehtësimin e procedurave për biznesin.

/Klan/b.d

Next Post
Gratë e PS: Prokuroria po jep sinjale inkurajuese për ata që duan drejtësi

Gratë e PS: Prokuroria po jep sinjale inkurajuese për ata që duan drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In