Gjykata e Apelit ka caktuar masën e arrestit për protestuesit e shoqëruar me 16 Mars. Gjykata ka caktuar arrest me burg për Mariglen Docin, Emilajno Mustafën dhe Dorjan Protoduarin. Ndërsa për Pal Dija, Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho dhe Ermir Bruka janë lënë në arrest shtëpie.
Familjarët e protestuesve bashkë me ish-deputetin demokrat Klevis Balliu kanë ankimuar vendimin e Gjykatës.Balliu tha se për ta nuk ka asnjë provë dhe se arrestimi i tyre bëhet për shkak se Rama i trembet protestuesve.
/a.meta