• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhjetori i studentëve/ Minxhozi: Lëvizje spontane dhe e pastër, ngjarja ishte e madhe për efektin që prodhoi!

by B K
09/12/2024 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetori simbolizon rininë dhe përpjekjet e tyre për të sjellë demokracinë në Shqipërinë komuniste.

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në ‘Real Story’ ndau detaje të reja nga lëvizja e studentevë që solli ndryshim.

Ai u shpreh se kjo lëvizje ishte rastësore dhe se komunizmi kishte rënë.

Sipas tij, komunizmi ishte një tigër prej letre dhe nuk mund të mbahej më.

“Dua te them që nëse ka një nevojë për të bërë diçka për levizjen, nga largësia e kaq shumë viteve është e mira ta demistifikojmë. Ishte një gjë rastësore, unë nga largësia e 34 viteve dhe në këtë moshë.  Ashtu sic kam hyrë, kam qenë në ‘Histori- Filologjik’ dhe ishim më të zbutur nga pikëpamja ideologjike, ishte një ambient më i qetë. Nga 10 fakultete, ne do bëheshim 30 studentë plus pedagogë dhe ne na ranë me 3 përfaqësues. Mbledhjet që u bënë ishin spontane dhe pa rradhë. Personalisht ndodhesha në fakultet kur mora vesh që isha futur në atë treshe. Ishte një surprizë dhe frikë, tutje përballë një të panjohure. Një të njohure që do sillte një të panjohur. Jemi mbledhur tek ajo godinë dhe aty e gjithë salla ishte njëri para, tjetri pas sepse hilariteti dhe kaosi që shkaktonte që një grup njerëzish do paraqiteshin si një alternativë përballë një regjimi, kjo sillte një lloj kaosi.

Unë kujtoj copëza shumë të cuditshme, ishte një sallë televizioni dhe ne përsërisnin se çfarë do t’i thonim Ramiz Alisë në darkë. E kanë sjellë edhe Savjemi dhe ai ka ndalur në mes të rrugës cuditshëm dhe në fund të autobusit u futën dy veta. Pra që doni t’i bashkoheshin delegacionit dhe më pas ajo ndjesia kur futeshe në pallatin e brigadave ku cdo 20- 30 metra kishe ndalesa.

E para Ramiz Alia i hodhi ujë zjarrit dhe e fiku, shpalli pluralizëm politik. Komunzimi ishte praktikisht i rënë, ishte një tigër prej letre sepse nuk mund të mbahej më. Komunizmi do të binte sepse ishte rrënuar ekonomia. E dyta me të njëjtin hilaritet dhe improvizim e kemi shfaqur si përfaqësi aty brenda sepse  kishte 0 rëndësi sepse ishte një bixhoz pa para.

Azem Hajdari e ftoi në fund dhe i tha po të presin studentët dhe përgjigja e tij ishte ‘Siç e patë kur u ngjitët këtu unë kam shumë ushtarë, ju me partinë tuaj, unë me timen.”-u shpreh Minxhozi.

Minxhozi thotë se lëvizja e studentëve në dhjetor të vitit 1990, ishte spontane dhe e pastër. Minxhozi u shpreh se ngjarja ishte e madhe për efektin që prodhoi.

Minxhozi shtoi se gjendja në vend nuk mund të mbahej më.

“Sheshi kryesor para mensës së studentëve, ishte me lëndina dhe bar në kohë të thata, u konvertua në shesh të përbaltur. Aty kemi dëgjuar Blendi Gonxhën, Sali Berishën. Nuk ishte flakë kalimtare. Ky është revolucion pa heronj. Unë besoj sot, pas 34 vjetësh mund t’i themi disa gjëra. Kishte spontanitet në fazën si u ndërtua dhe eci përpara. Lëvizja studentore ka qenë spontante dhe e pastër. Gjendja në Shqipëri nuk mund të mbahej më. Ngjarja ishte e madhe për efektin që prodhoi. Ne kemi paradoksin, ndërrimin e sistemit e bëmë pa gjak dhe rotacionin e parë brenda sistemit e bëmë me 3 mijë të vrarë. Këtë paradoks nuk e shpjegon dot askush. Demokracia që lindi, gjënë e parë parë që bëri, futi në burg liderin e opozitës. Na çoi në piramida financiare dhe vodhi zgjedhjet”, theksoi ai./ B.P

Next Post
Dumani, kampion i antikorrupsionit/ Minxhozi: SPAK, institucion i dukshëm për SHBA. Do godasë majtas dhe djathtas

Dumani, kampion i antikorrupsionit/ Minxhozi: SPAK, institucion i dukshëm për SHBA. Do godasë majtas dhe djathtas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

September 24, 2026
Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

September 24, 2026
Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

September 24, 2026
Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

September 24, 2026
Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

September 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Çështja e Vlora Hysenit / Rexhaj: Të trajtohet me seriozitet, flasim për SHISH e jo për kooperativë fshati

September 24, 2026
Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

September 24, 2026
“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

September 24, 2026
Ambasador Mazi: BE-ja dhe Integrimi i Ballkanit gjatë presidencës hungareze

“Rendi i vjetër botëror ka mbaruar, po hyjmë në një epokë shkatërrimi konstruktiv”

September 24, 2026
Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com