Në qytetin rus të Dzerzhinsk ka pasur disa shpërthime një fabrikë armësh, si pasojë u plagosën 38 vetë dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur
Sipas burimeve të cituara nga agjencia e lajmeve Interfax, fabrika përdorej për prodhimin dhe depozitimin e lëndëve shpërthyese, të tilla si tritoli.
Kompleksi në Rusinë Qendrore thuhet të jetë shkatërruar plotësisht.
Mediat ruse treguan kolonat e tymit teksa ngriheshin mbi vendin e ngjarjes.
Autoritetet theksojnë se ekziston rreziku për shpërthime të tjera./l.m