Së paku 22 njerëz kanë vdekur pasi dy anije që udhëtonin nga Turqia në Greqi u fundos gjatë natës, thanë zyrtarët grekë. Sipas raporteve, numri i të vdekurve gjatë tri ditëve të fundit ka arritur në më shumë se 50, pasi refugjatët bëjnë kalimin e kufijve në kushtet më të këqija të motit. Të mërkurën 12 vetë vdiqën në pesë incidente të ndryshme në detin Egje.
Kryeministri grek Alexis Tsipras shprehu “dhimbjen e pafundme” mbi vdekjet e fundit dhe ka akuzuar Bashkimin Evropian se ka dështuar për të adresuar në mënyrë efektive krizën humanitare. Ndërkohë ekipet spanjolle të shpëtimit gjetën trupat e katër emigrantëve dhe po kërkojnë për 35 persona të zhdukur nga një anije, e cila u fundos në përpjekje për të arritur Spanjën nga Maroku, njoftoi Associated Press.