Marina italiane shpëtoi një qind migrantë në një gomone e cila po fundosej të enjten në mëngjes, ndërsa 178 persona zbarkuan në ishullin italian të Lampeduzës dhe në Maltë.
Gomonia në vështirësi u identifikua të mërkurën nga Moonbird, avion i patrullimit i OJQ-së gjermane Sea-Watch.
Gomonia e mbingarkuar ishte e paqëndrueshme dhe kushtet e motit ishin drejt përkeqësimit, raportoi marina për të shpjeguar se anija e patrullimit Cigala Fulgosi kishte ndërhyrë rreth 90 milje detare në veri të Libisë, në zonën zyrtarisht në varësi të rojet bregdetare libiane.
Të mërkurën në mbrëmje, marina malteze shpëtoi rreth 75 migrantë.
/a.r










