• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Dhjetë vjet vonë…por më mirë vonë se kurrë

by Skënder Minxhozi
23/01/2023 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Partia Socialiste ka bërë të parin demarsh zyrtar pranë organeve të drejtësisë për të çuar në dënimin e ish-zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilët u bënë protagonistë të masakrës së 21 janarit 2011, ku shteti vrau qytetarë të pafajshëm në këmbët e godinës së Kryeministrisë. Me dhjetë vjet vonesë socialistët janë bindur të padisin në prokurorinë e posaçme Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin, për ngjarjen më të përgjakshme politike, pas viteve 97-98 në bulevardin kryesor të Tiranës.

Një dekadë në pushtet është dashur që socialistët të mbledhin mendjen se me 21 janarin duhet të merren seriozisht. E pra, shumëkush i pati dëgjuar kur ishin në opozitë sesi përbetoheshin që sapo të vinin në pushtet do t’i hiqnin petët asaj tragjedie të panevojshme që mori katër jetë njerëzore, të cilat ende presin drejtësi.

Në fakt ka qenë disi e habitshme, për të përdorur termin më të butë, sesi Edi Rama ka qëndruar këto vite i patrazuar në zyrën prej nga në 21 janar “vigjëlonte” snaiperi numër pesë, siç e ka quajtur veten Sali Berisha në 21 janar, ndërkohë që vetë ngjarja mbetej e pazgjidhur. Ka qenë një angazhim solemn i tij dhe shumicës së tij, që e majta ta zbardhte ngjarjen më të rëndë politike të dekadës qysh në krye të herës. Qoftë edhe me duart e lidhura nga aleanca me Ilir Metën, e cila meqë ra fjala, ka pesë vjet që është shbërë.

Rama, Ruçi e gjithë hierarkia politike e të majtës shqiptare vazhdojnë t’i kenë një borxh të papaguar viktimave të asaj dite fatale. Ata e dinë mirë se apatia dhjetëvjeçare e të majtës në avancimin e kësaj dosjeje i ka dhënë hov gjatë dhjetë viteve aludimeve gjithfarësh rreth pakteve të heshtura me palën tjetër. Mos më prek, mos të prek, është më i zakonshmi i këtyre aludimeve!

Por 21 janari është një datë shumë e madhe për t’u skeduar në sirtaret e politikës apo në dredhat e shejtanllëqet juridike të drejtësisë. Kjo datë kthehet e rikthehet rregullisht në diskurin publik të këtij vendi nga largësia e 12 vjetëve dhe mjafton ky detaj, pra fakti që ajo mbetet prezente dhe therëse në debatin tonë publik, për të kuptuar se kjo mungesë paqëtimi vjen ngase 21 janari nuk ka gjetur zgjidhjen që duhet të japë ligji dhe drejtësia.

Vetëmburrja e Sali Berishës me atë që bëri në 21 janar shteti i tij, me vrasjet, gënjeshtrat që u mundua të fabrikojë, serverat e zhdukur, komisionin fantazëm të puçit që nuk arriti të prodhonte as raport final – e gjitha kjo ngrefosje e pashqetësuar e bandës së 21 janarit, edhe pas vitit 2016 kur Shqipëria votoi ngritjen e një sistemi të ri drejtësie, tregon se dënimi i autorëve të vrasjes në bulevard nuk ka qenë dhe nuk është një çeshtje provash si ato që zbuloi së fundi Artan Hoxha, por një nyje e pazgjidhur vetëm për shkak të mungesës së vullnetit politik e institucional të shtetit shqiptar.

21 janari ka qenë dhe mbetet njëra ndër sprovat më delikate për drejtësinë e re, pa kalimin e së cilës nuk ka SPAK e gjykata që mund të quhen vërtet të reja dhe të ndara nga e shkuara. Sepse në fakt 21 janari 2011 nuk është një dosje e thjeshtë krimi, por një bankprovë për mbarë shtetin, për ndarjen me të shkuarën.

Next Post
“21 janarin ta hetojë SPAK”/ Artan Hoxha: Krim shtetëror, të merren në pyetje zyrtarët e asaj kohe! Ja çfarë deklarova në polici

"21 janarin ta hetojë SPAK"/ Artan Hoxha: Krim shtetëror, të merren në pyetje zyrtarët e asaj kohe! Ja çfarë deklarova në polici

Comments 2

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Edhe këtë rradhë, a thua vallë ?
    Zor se besohet. Unë për vehte, nuk e besoj, mbasi nuk e mbuloj në vetvehte fushën e naivitetit.
    Ndrekë Luca i madherishëm, ka lënë një batutë “PO KJO ËSHTË LOJA”……
    Dhe me të vërtetë, kjo është një lojë e paskrupullt e kësajë kodosh politike.
    Sa për emra të vepantë, i nderuar Minxhoz, nuk dua të cik me gojë, mbasi për këtë temë, janë bërë si ujë që ka shpëlarë kazanët e mencës së kooperativës së qëmotit.
    Gjithsesi, shkrimi ka vlera për ti thënë qeverisë, që më mirë vonë se kurrë, por ka edhe një,prapashtesë që kur të vijnë mëntë, nuk ti hanë as qëntë….

    Reply
  2. L.Xh says:
    3 years ago

    Edhe këtë rradhë, a thua vallë ?
    Zor se besohet. Unë për vehte, nuk e besoj, mbasi nuk e mbuloj në vetvehte fushën e naivitetit.
    Ndrekë Luca i madherishëm, ka lënë një batutë “PO KJO ËSHTË LOJA”……
    Dhe me të vërtetë, kjo është një lojë e paskrupullt e kësajë kodosh politike.
    Sa për emra të veçantë, , i nderuar Minxhoz, nuk dua të cik me gojë, mbasi për këtë temë, janë bërë si ujë që ka shpëlarë kazanët e mencës së kooperativës së qëmotit.
    Gjithsesi, shkrimi ka vlera për ti thënë qeverisë, që më mirë vonë se kurrë, por ka edhe një,prapashtesë që kur të vijnë mëntë, nuk ti hanë as qëntë….

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

March 13, 2026
Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

March 13, 2026
Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

March 13, 2026
“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In