• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dhjetë lajmet kryesore të brendshme të CMG në vitin 2021

by A R
28/12/2021 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa viti 2021 po i afrohet fundit, Grupi Mediatik i Kinës (CMG), transmetuesi shtetëror i vendit, shpalli të hënën listën e dhjetë lajmeve kryesore nga Kina për vitin 2021.

1. 100-vjetori i themelimit të PKK-së

Partia Komuniste e Kinës (PKK) festoi njëqindvjetorin e themelimit të saj më 1 korrik me një ceremoni madhështore. Duke folur në këtë ceremoni, presidenti kinez Xi Jinping, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, njoftoi se Kina ka realizuar objektivin e njëqindvjetorit të parë – ndërtimin e një shoqërie relativisht të begatë në të gjitha aspektet.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

2. Miratimi i rezolutës historike në plenumin e gjashtë të Komitetit Qendror të 19-të të PKK-së

Plenumi i gjashtë i Komitetit Qendror të 19-të të PKK-së publikoi një komunikatë më 11 nëntor. Plenumi, i mbajtur në Pekin nga 8 deri më 11 nëntor, përfundoi me miratimin e një rezolute historike mbi arritjet kryesore dhe përvojën historike të përpjekjeve 100-vjeçare të PKK-së. Komunikata theksoi rëndësinë e mbajtjes së lidhjeve të ngushta mes Partisë e popullit dhe bëri thirrje për përpjekje për të realizuar ëndrrën kineze të përtëritjes kombëtare. Kina është tani në një rrugëtim të ri drejt objektivit të njëqindvjetorit të dytë për ndërtimin e një vendi modern socialist në të gjitha aspektet deri në mes të shekullit.

3. Kina arrin zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Ndërsa viti 2021 shënoi fillimin e periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar të Kinës (2021-2025), si dhe nisjen e rrugëtimit të saj për t’u kthyer plotësisht në një vend socialist modern, ekonomia kineze u vu në qendër të vëmendjes.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

4. Forcimi i demokracisë popullore në të gjithë procesin

Xi Jinping-u ka nënvizuar mbështetjen dhe përmirësimin e sistemit të asambleve popullore dhe vazhdimin e forcimit të demokracisë popullore në të gjithë procesin.

5. Kina publikon udhëzuesin për arritjen e kulmit të lëshimit dhe të asnjanësimit të karbonit

Kina publikoi më 24 tetor një udhëzues për arritjen e kulmit të lëshimit dhe të asnjanësimit të karbonit sipas filozofisë së re të zhvillimit. Udhëzuesi i publikuar nga Komiteti Qendror i PKK-së dhe Këshilli i Shtetit përmban planin për arritjen e kulmit të karbonit deri në vitin 2030 dhe asnjanësimin deri në vitin 2060 – objektiva që Kina i shpalli për herë të parë në shtator të vitit të kaluar.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

6. Prodhimi i drithërave vendos një rekord historik

Kina pati përsëri një vit me korrje të mbara, me prodhimin e drithërave që u rrit 2 për qind krahasuar me vitin 2019, tha Zyra Kombëtare e Statistikave më 6 dhjetor.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

7. Rezultatet e regjistrimit të shtatë kombëtar tregojnë se Kina është ende vendi më i populluar në botë

Kina publikoi rezultatet e regjistrimit të shtatë kombëtar më 11 maj. Kina mbetet vendi më i populluar në planet, me popullsinë e saj në pjesën kontinentale që përbën rreth 18 për qind të popullsisë botërore.

8. Fluturimet hapësinore me astronaut të Kinës hyjnë në epokën e stacionit hapësinor

Me një shpejtësi si kurrë më parë, Kina dërgoi më 29 prill në hapësirë modulin bazë të stacionit të saj hapësinor, duke nisur një sërë misionesh lëshimi që synojnë përfundimin e ndërtimit të stacionit deri në fund të vitit të ardhshëm.

9. Zgjedhjet për Këshillin Legjislativ të HKSAR-it, gur kilometrik i parimit “Një vend, dy sisteme”

Në dhjetor, Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut (HKSAR) i Kinës mbajti zgjedhjet e para për Këshillin Legjislativ sipas një sistemi zgjedhor të reformuar. U zgjodhën të 90 anëtarët e legjislaturës së shtatë të Këshillit Legjislativ.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

10. Kryezyrtarja financiare e “Huawei”-t Meng Wanzhou kthehet në Kinë

Pas gati tre vjetësh ndalimi në Kanada, kryezyrtarja financiare e “Huawei”-t Meng Wanzhou u kthye në Kinë natën e 25 shtatorit.

Next Post
Gazeta RD “viktimë” e përplasjes Basha-Berisha/ Truku që po përdor kryeredaktori

Gazeta RD "viktimë" e përplasjes Basha-Berisha/ Truku që po përdor kryeredaktori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një spanjoll në krye të gjyqtarëve shqiptarë, FSHF prezanton shefin e ri të arbitrave

Një spanjoll në krye të gjyqtarëve shqiptarë, FSHF prezanton shefin e ri të arbitrave

August 14, 2026
Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97. Pajisi edhe krushqit, kunatin dhe të birin

Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97. Pajisi edhe krushqit, kunatin dhe të birin

August 14, 2026
Kroacia “digjet” nga zjarret, 36 persona të plagosur

Kroacia “digjet” nga zjarret, 36 persona të plagosur

August 14, 2026
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, Bellaj kundër bashkimit me Vlorën: Duhet të mbetemi të pavarur

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, Bellaj kundër bashkimit me Vlorën: Duhet të mbetemi të pavarur

August 14, 2026
Fluks aplikimesh për ID dhe pasaporta, punohet edhe gjatë ditëve të shtuna

Shqiptarët pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi më 15 gusht

August 14, 2026
Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Librazhd

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Librazhd

August 14, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

August 14, 2026
PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

August 14, 2026
Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

Gjyqi i nënës amerikane transmetohet live, Ndreca: Në Shqipëri mbyllim drejtësinë në emër të privatësisë

August 14, 2026
Dy zjarrfikës humbën jetën nga flakët në Francë, një 15-vjeçar përballet me akuza

Dy zjarrfikës humbën jetën nga flakët në Francë, një 15-vjeçar përballet me akuza

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com