• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhjetë ditë afat për regjistrimet në kopshte/ Lista me dokumentet që nevojiten për aplikim

by Java News
14/06/2022 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata që kanë eksperiencë me institucionet publike parashkollore e kanë të qartë procedurën e regjistrimit dhe aplikimin në kohë, pasi në të kundërt, nuk kanë asnjë shans për t’u pranuar në çerdhe e kopshtet publike.

Kështu, ata që dëshirojnë të regjistrojnë fëmijën e tyre në kopsht, duhet të nxitojnë që brenda këtyre dy javëve të bëjnë gati dokumentacionin për ta dorëzuar në atë në kopshtin më të afërt. Duke qenë se edhe vendet janë të limituara, shumë herë më pak se kërkesa, mundësia e pranimit është e ulët. Por, ka disa kategori që përveçse trajtohen me prioritet, me regjistrimin në kopshtet publike i shmangen edhe tarifës ditore.

NJOFTIMI

Pas përfundimit të regjistrimit në çerdhet publike, Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë e Tiranës njofton të gjithë prindërit, fëmijët e të cilëve duan të frekuentojnë kopshtet publike, të kryejnë aplikimin brenda datës 24 qershor “Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve ju njofton se aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në kopshtet publike të Bashkisë së Tiranës për sezonin 2022–2023 bëhen në datat 13–24 qershor 2022, ora 09:00–14:00, në çdo kopsht publik të Bashkisë Tiranë.

Aplikimi do të kryhet vetëm për fëmijët të cilët nuk kanë frekuentuar më parë çerdhet publike të Bashkisë Tiranë. Aplikimi do të kryhet pranë kopshtit ku synohet të regjistrohet fëmija. Bashkëngjitur, gjeni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim”, citohet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare e, po ashtu, ngjitur edhe në ballinë të janë dokumentet që nevojiten për të gjitha kategoritë, ndërsa për disa të tjera specifike duhen dokumente shtesë që dëshmojnë situatën e tyre.

Bëhet fjalë për një certifikatë personale të fëmijës dhe familjes, vërtetim pune me pagë mujore të pasqyruar të prindit ose kujdestarit ligjor vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe vërtetim banimi. Ky i fundit është edhe kushti primar për caktimin e kopshtit që do të ndjekë fëmija, pasi në jo pak raste, prindërit synojnë t’i afrojnë zakonisht pranë vendit të punës. Gjithashtu, kusht për pranimin e fëmijës është të qenët e dy prindërve në marrëdhënie pune. Si çdo vit, Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve bën publike një listë kategorish prioritare që përfitojnë përpos vendit në kopsht, edhe shërbim falas.

Më konkretisht, janë gratë kryefamiljare, fëmijët jetimë, ata me aftësi të kufizuara (ose prindër të tillë), të komunitetit rom-egjiptian, ose nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike. Secila nga kategoritë e lartpërmendura, që të përfitojë shërbimin duhet të “bindë” me dokumentacionin përkatës kategorinë së cilës i përket. E gjithë kjo garë bëhet për shumë pak vende të lira, pasi pjesa dërrmuese është e zënë që në krye të herës nga fëmijë që më parë kanë frekuentuar çerdhen.

Këta të fundit, automatikisht regjistrohen në kopsht. Edhe për ta, Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve kërkon që prindi të aprovojë zgjedhjen e tij, por që nuk konkurron me të tjerët nga jashtë që aplikojnë për herë të parë.

g.kosovari
Next Post
Shqipëria drejt anëtarësimit Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE, Peleshi pret komisionerin Evropian për Mbrojtjen Civile

Shqipëria drejt anëtarësimit Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE, Peleshi pret komisionerin Evropian për Mbrojtjen Civile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Koja jonë po mbaron!”- Ish-studiuesi i “Google” jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: AI mund të vrasë të gjithë njerëzit!

“Koja jonë po mbaron!”- Ish-studiuesi i “Google” jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: AI mund të vrasë të gjithë njerëzit!

September 15, 2026
Evropa në prag të një makthi energjetik: “Saudi Aramco” anulon dhe shtyn furnizimet me naftë bruto në rafineritë evropiane!

Evropa në prag të një makthi energjetik: “Saudi Aramco” anulon dhe shtyn furnizimet me naftë bruto në rafineritë evropiane!

September 15, 2026
NATO: KFOR do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë

NATO: KFOR do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë

September 15, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

September 15, 2026
Nga interpelancat me 5 ministra, tek votimi i draftit për pagat e magjistratëve! Çfarë pritet në seancën e së enjtes në Kuvend, zbardhet rendi

Nga interpelancat me 5 ministra, tek votimi i draftit për pagat e magjistratëve! Çfarë pritet në seancën e së enjtes në Kuvend, zbardhet rendi

September 15, 2026
Sa pushtet kishin? Thaçi dhe të tjerët para verdiktit

Sa pushtet kishin? Thaçi dhe të tjerët para verdiktit

September 15, 2026
Kremlini kërcënon Poloninë, këshilltari i Putin: Varshava zhduket brenda tre ditëve nëse përfshihet në luftë kundër nesh!

Kremlini kërcënon Poloninë, këshilltari i Putin: Varshava zhduket brenda tre ditëve nëse përfshihet në luftë kundër nesh!

September 15, 2026
Rama drejt SHBA për Asamblenë e OKB, do mbajë fjalim në Asamble më 25 shtator! Do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët

Rama drejt SHBA për Asamblenë e OKB, do mbajë fjalim në Asamble më 25 shtator! Do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët

September 15, 2026
“Publiku duhet ta dijë se kush trokiti”- Ligji i ri për lobimin, Komisioneri: T’i japim dritë një mjedisi që shpesh shihet si “korridor i errët”

“Publiku duhet ta dijë se kush trokiti”- Ligji i ri për lobimin, Komisioneri: T’i japim dritë një mjedisi që shpesh shihet si “korridor i errët”

September 15, 2026
Protesta në ditën e 108-të, aktivisti Arben Kola kërkon përshkallëzim: Të enjten të gjithë te Parlamenti i krimit! Do kalojnë 5 ligje antishqiptare

Protesta në ditën e 108-të, aktivisti Arben Kola kërkon përshkallëzim: Të enjten të gjithë te Parlamenti i krimit! Do kalojnë 5 ligje antishqiptare

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com