• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dhjetë arsye pse shkodranët duhet të votojnë më 21 qershor Keti Bazhdarin

by
18/06/2015 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gjon Radovani/ 

Shkodra është qyteti që po vuan më shumë se të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë të ashtuquajturin tranzicion, i cili në vetvete është një lindje e mundimshme e demokracisë evropiane, e vështirësuar nga një plan i përpiktë diabolik Katovician, viktimë e të cilit rrezikon përsëri të bjerë ky qytet. E masakruar më shumë se asnjë qytet tjetër nga diktatura  komuniste, e etur më shumë se kushdo tjetër për të rimarrë frymën e lirisë, nevojtare për t’u ndjerë në jetë dhe për t’i vërtetuar vetes se ekziston akoma, Shkodra e patriotëve, shtetarëve, klerikëve, mendimtarëve, artistëve dhe sportistëve të mëdhenj shfreu me shumë trimëri dhe bindje në momentet e fundit të diktaturës duke kontribuar fuqishëm në përshpejtimin e rrëzimit të sistemit diktatorial. Në këto kushte dhe nën këto ndjenja ngadhënjimi, ekspozimi i saj karshi keqpërdoruesve ishte tepër i madh dhe mjerisht përfundoi me viktimizimin e dytë ekstrem të shoqërisë së këtij qyteti.

Në njëzet e pesë vjet keqpërdorim dhe mashtrim nën petkun e demokracisë Shkodra, nga një qytet i vlerave të vërteta progresiste, qytet i personifikimit të modernitetit dhe evropianizmit, u kthye në personifikimin e manipulimit, injorancës, mediokritetit, mashtrimit, mbrapa skenave, provincialitetit dhe regresit. Çdo princip që deri me sakrifica supreme u ruajt me besnikëri nga qytetarët e këtij qyteti edhe në vitet e mbizotërimit të errësirës, u manipulua, u deformua dhe u keqpërdor në dy dekadat e fundit. Në këto kushte qyteti iu nënshtrua një emigrimi dhe imigrimi të pashembullt dhe çdo përpjekje e qytetarëve të tij për të rimarrë vlerat e vërteta të lirisë së mendimit, të shprehjes dhe të veprimit, për të rimëkëmbur dinjitetin e dhunuar me dekada të tëra, lançohej publikisht nga katovicianët dhe nga sahanlëpirësit e tyre.

Njëzet e pesë vite mjerim dhe mashtrim, dhunë dhe poshtërim, injorancë dhe mediokritet, njëzet e pesë vite rrugëtim në drejtim të kundërt me vlerat evropiane. Me datën 23 qershor 2013 Shkodra si e gjithë Shqipëria me bindje ose e prirur nga ndjenja e rebelimit ndaj gjithçkaje që prodhon regres, vendosi t’i besojë drejtimin e shtetit një grupimi shtet bërës që nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama ktheu radikalisht drejtimin e rrugëtimit të Shqipërisë.

Në më pak se 18 muaj dhe ndoshta si kurrë më parë, Shqipëria gjendet para dyerve të hapura të të gjitha kancelarive botërore dhe përpara faktit se ky vend i vogël, që vetëm para disa muajsh kryesonte listën e vendeve të gjenerimit të korrupsionit, trafiqeve, krimeve dhe që në rastin më të mirë i ngjante republikave veri-afrikane të para pranverës arabe, tani kthehet dhe në një faktor stabiliteti, paqeje dhe politik bërjeje për të gjithë rajonin. Këto suksese janë rezultati i reformave të guximshme, shpesh herë edhe të dhimbshme, por të domosdoshme të një procesi shtet formues. Me datën 21 qershor 2015 Shqipëria gjendet përpara reformës së radhës jetësisht të rëndësishme për zhvillimin territorial, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të saj.

Reforma administrative territoriale, që do të jetë guri i themelit të platformës për zhvillimin e ekonomisë dhe për rritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve kërkon bashkëpunëtorë aktivë, të ndërgjegjshëm dhe të aftë për të kryer me sukses implementimin e saj. Shkodra gjendet përsëri para udhëkryqit të rëndësishëm të radhës dhe duhet të zgjedhë të dielën progresin ose regresin. E shtruar kështu, mendoj se përgjigja është e thjeshtë për këdo, por duke pasur parasysh fobinë e krijuar dhe mungesën e lirisë së individëve për të vendosur siç ia do logjika personale e zënë peng ose nga interesa meskine ose nga sjellje dhe veprime që të përsëritura kthehen në rutinë dhe zakon, ose nga dinamika e grupit në të cilin individët aderojnë, përgjigja e Shkodrës kthehet në një sfidë të rëndësishme për fatin e së ardhmes së qytetit.

Ajo gjendet shumë pranë rihyrjes në rrugën e një të ardhmeje të ndritur dhe të një rimëkëmbje të pashembullt, por kontributi i gjithsecilit qytetar të Shkodrës, të vjetër dhe të ri, të qytetit apo të fshatit, me bindje të djathta apo të majta, katolik, mysliman, ortodoks apo ateist, është vendimtar. Mendoj se nuk është ë tepërt të them se të dielën gjithsecili prej banorëve te qytetit të Shkodrës ka në dorë fatin e qytetit. Si kurrë asnjëherë fati i qytetit është i lidhur ngushtë  me votën e çdo qytetari të saj. Keti Bazhdari duhet të votohet nga të gjithë sepse ajo:

-Përfaqëson unitetin e forcave progresiste, evropiane, shtet formuese dhe ka mandatimin e plotë të qeverisjes qendrore duke garantuar maksimalisht ndërveprimin me të.

-Është e mbështetur nga ekspertiza më e mirë kombëtare dhe ndërkombëtare në çdo fushë veprimi të kompetencës së qeverisjes vendore.-

-Garanton maksimalisht investitorët kombëtarë dhe  ndërkombëtarë duke i rilindur besimin sipërmarrësve për ta riparë Shkodrën si një vend për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik.

-Personifikon individin e pakushtëzuar në mendim nga tabu dhe deformime logjike duke i garantuar çdo shtrese të popullsisë një ndërveprim pa paragjykime.

-Dëshmon me aktivitetin e deritanishëm të saj dhunti të larta menaxheriale si dhe aftësinë e vendimmarrjes dhe të delegimit të përgjegjësive dhe kompetencave.

-Ndërvepron në mënyrë të përsosur me të gjithë organizmat kombëtarë dhe ndërkombëtarë duke siguruar maksimalisht mbështetjen e tyre për zhvillimin e qytetit.

-Abstenon në mënyrë të prerë ndaj çdo tentative për ta implikuar në mbështetjen e veprimeve të karakterit regresiv klanor apo tribal.

-Vërteton përkushtim maksimal në arritjen e objektivave të vëna dhe devotshmëri në perfeksionimin e realizimit të tyre.

-Ofron ndjeshmërinë dhe botëkuptimin e duhur në perceptimin, analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në të gjitha rrafshet e zhvillimit të shoqërisë.

-Gjeneron motivacion dhe energji pozitive tek të gjithë bashkëpunëtorët duke prodhuar sinergji pozitive që përbëjnë vlerën e shtuar të punës dhe të veprimit.

Uroj dhe besoj që Shkodra do të vendosë me mendje të kthjellët, me mençuri e ndershmëri dhe do të zgjedhë të ecë përpara duke iu drejtuar të vërtetës dhe progresit. Jam i bindur se Shqipëria ka po aq nevojë për Shkodrën sa edhe Shkodra ka nevojë për Shqipërinë. Jemi një vend i vogël, me një histori shumë të dhimbshme dhe nuk mund t’ia lejojmë vetes që qytete historikisht kaq të rëndësishme të mbeten pre e shantazheve politike, e interesave meskine personale dhe të shkëputen nga zhvillimi i vonuar, por i garantuar që po bën vendi ynë në këtë kohë.

Gjon Radovani, zëvendësministër i Zhvillimit Urban

Next Post

Klosi takon ministren polake, Omilanowska, bashkëpunim për kujtesën historike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In