• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dhimitër Anagnosti mbush 80-vjeç, Milkani i zbulon sekretin: Pantallona borxh për takim me Rozën

by A R
24/01/2016 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Regjisori Dhimitër Anagnosti ka festuar dje 80-vjetorin, në një ceremoni të organizuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, shkruan Gazeta Shqiptare.

Njeriu që që u ka dhënë jetë filmave si ”Komisari i dritës”, “Dueli i heshtur”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Vëllezër dhe shokë”, “Në shtëpinë tonë”, “Monumenti”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Kur hiqen maskat”, “Vëllezër dhe shokë”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Gjoleka, djali i Abazit”, dje vetëm falënderoi të pranishmit. I tërhequr, ai priti çdo fjalim me buzëqeshje dhe me heshtje. Në fund, kur kujtimet e lavdet mbaruan, ai nuk e fshehu kënaqësinë për praninë e madhe në festë, përmbledhur edhe në fjalët e së shoqes, Roza Anagnosti: “Një kënaqësi e madhe se nuk është harruar dhe respektohet ende”.

I cilësuar si një prej regjisorëve më të rëndësishëm të vendit, Anagnostit i numërohen në karrierën 40-vjeçare, 15 skenarë, 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare. Artisti i Popullit” dhe “Nderi i Kombit” lindi në vitin 1936 në Vuno. “Këta njerëz që kanë punuar në filmat tanë dua t’i përshëndes. Jeta jonë ka qenë komunikuese, dashamirëse. Nuk kemi pasur grindje, sepse secili kishte veprën e vet dhe e ndihmonim njëri-tjetrin. Kemi nostalgji – në këtë kohë që erdhi na duhet letër e laps të shkruajmë e të lëmë ndonjë gjë. Ju faleminderit që bëmë këtë takim. Le të jetë një ditë gazi e humori”, tha kineasti. Ndërkaq, Roza Anagnosti recitoi vargje nga të tijat.

Në ceremoni ishte e ftuar edhe ministra e kulturës, Mirela Kumbaro, e cila e quajti Anagnostin “pasuri e paçmuar kombëtare që urojmë ta kemi sa më gjatë mes nesh”.

Pirro Milkani, në emër të Forumit të Kineastëve, i dhuroi Anagnostit, një pikturë me pamje të Vunoit, realizuar nga Ksenofon Dilo. “Do kisha dëshirë që të kishim ata që na mungojnë, si Viktor Gjika dhe Saim Kokona”, tha Milkani, duke kujtuar se ishte Gjika ai që e lidhi me Anagnostin para 60 vitesh. “Ata ishin në Moskë. Më pas, u njohëm në Tiranë më 1961. Unë, Viktor Gjika dhe Saim Kokona kemi kontribut që e bashkuam këtë çift(thotë duke iu drejtuar Roza dhe Dhimitër Anagnostit). Më lejoni t’ua kujtoj: Roza Xhuxha bëri një rol të vogël me recitim. Por rolin e parë e bëri me tre vetë: me Kristaq Dhamon, Viktor Gjikën dhe Pirro Milkanin. Një ditë të tërë i kushtuam xhirimit të atij episodi te ‘Detyrë e posaçme’, se e dinim si do ndodhte”, tha Milkani, duke nisur të tregojë njohjen e çiftit. Regjisori i njohur tregoi se punuan me diga, me karbon dhe me drita. “Shkoi aq bukur, sa kur u shfaq filmi, ne pamë me bisht të syrit që të pëlqeu (i drejtohet Dhimitrit). ‘Pyete kush është ajo vajzë’ (për Rozën), dhe ne e morëm edhe te filmi ‘Toka jonë’”, rrëfen Milkani, duke treguar edhe një detaj tjetër. “Erdhi Saim Kokona e më thotë: Taqo me Rozën, u ngatërruan. Kur e pyeta nga e di, më tha se ai i kishte marrë pantallonat borxh që të dilte të takonte Rozën”, kujtoi Milkani, duke sjellë të qeshura e duartrokitje nga të pranishmit.

Balkanweb

Next Post

Hitleri jetoi 95 vjet, një foto që e provon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com