• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dhimbje koke” për Panuçin, disa lojtarë me grip

by A R
04/10/2017 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sfida me Spanjën po afron, ndërsa ekipi ynë Kombëtar i futbollit vijon përgatitjet me intensitet të lartë nën drejtimin e trajnerit Panuçi dhe stafit teknik. Pasi është njohur me formën e lojtarëve (një pjesë e mirë të dëmtuar dhe të prekur nga gripi), Panuçi ka nisur të ndërtojë skuadrën me të cilën do të prezantohet përpara kampionëve të botës dhe Europës.

Në tri seancat stërvitore, italiani ka nxjerrë konkluzionet e tij për lojtarët e grumbulluar, por dëmtimet dhe gjendja gripale që ka prekur një pjesë të futbollistëve ia ka bërë të pamundur për të projektuar 11-shen titullare.

DILEMAT

Pezullimi i Mërgim Mavrajt, gjendja jo e mirë fizike e kapitenit Agolli dhe mbrojtësit tjetër të krahut Hysaj, të cilët u stërvitën përgjatë seancës së paradites (dje) të diferencuar, duket se e kanë bërë me “dhimbje koke” Panuçin. Me shpresë se Agolli dhe Hysaj do të jenë të gatshëm, Veseli e Gjimshiti do konkurrojnë mes njëri-tjetrit për të qenë partner të qendërmbrojtësit Ajeti në sfidën me iberikët.

Ndërsa mesfusha, në mungesë të Abrashit (nuk është grumbulluar), Roshit e Kukelit (të pezulluar), Panuçi ka hedhur sytë nga Kaçe, Lenjani dhe Xhaka. Por, nga çka u pa në seancën e djeshme stërvitore, në grupin e titullarëve ishin edhe Lila me Memushajn. Pra, Xhaka, Lila, Memushaj, Grezda dhe Lenjani-Latifi, pritet të kompletojnë repartin e mesfushës.

kombetarja formacioni

Ndërsa sulmi ka një rivalitet mes Sadikut dhe Cikalleshit që vjen në superformë. Kjo është situata paraprake në kampin kuqezi, por janë edhe të paktën edhe tri seanca stërvitore që Panuçi të dalë në konkluzione përfundimtare për të projektuar 11 titullarët që do të hedhë në fushë nga minuta e parë në përballjen kundër Spanjës, e cila në këtë sfidë vjen me shumë probleme.

PËRGATITJET

Dy seanca stërvitore kishte programuar Panuçi për ditën e djeshme: paradite dhe pasdite: Seanca e paradites nuk kishte shumë ngarkesë, ku pas nxehmjes së zakonshme skuadra vuri në zbatim disa prej skemave të ideuara nga tekniku. Italiani nuk pati në dispozicion dy mbrojtësit anësorë: kapitenin Agolli dhe mbrojtësin e Napolit, Eseild Hysaj, të cilët kryen stërvitje të diferencuar.

Në këto kushte, Panuçi projektoi një mbrojtje provizore: Veseli-Ajeti-Gjimshiti-Memolla, për të aplikuar në fushë skemat e tij mbrojtëse. Ndërsa seanca stërvitore e pasdites vijoi normalisht referuar grupit të lojtarëve. Pas nxehmjes së zakonshme, Panuçi ndau grupin në dy dhe vuri në zbatim disa prej skemave të ideuara prej tij.

PORTIERËT

Shumë lojtarë të pezulluar, dëmtime të shumta, disa lojtarë të prekur nga gripi. Kjo është situata në kampin kuqezi në prag të përballjes me Spanjën. Për shkak të dëmtimit, portieri Strakosha ka lënë grumbullimin me Kombëtaren dhe u kthye në Romë ku sot pritet të kryejë testet e specializuara në klinikën e Lacios (Padeia), Berisha i prekur nga gripi nuk u stërvit me skuadrën pasditen e djeshme.

Gjithashtu mungonte edhe portieri Enea Koliçi. Dhe, në seancën e pasdites, kuqezinjtë kanë qenë vetëm me një portier, Alban Hoxhën. Në këto kushte, Panuçi thërriti portierin e shpresave për të kryer stërvitjen e djeshme./PanoramaSport/a.m.

Next Post
Flet deputeti i PS: Ja çfarë më tha Shullazi

"Jo mor vlla se na çuditët, nuk e njoh Shullazin", si e ndryshoi dëshminë biznesmeni në gjykatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

October 19, 2026
Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

October 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin!

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Një protestë që nuk ka aftësi të organizohet politikisht

October 19, 2026
Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com