• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dhimbja rëndon”/ Flasin familjarët e Aleks Nikës që u vra më 21 janar: Krimi pa autor, “beteja” për mbylljen e çështjes

by Java News
21/01/2022 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e drejtësisë për vrasjen e Aleks Nikës bashkë me 3 protestuesit Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, 11 vite më parë në bulevardin dëshmorët e kombit, e ka shtuar dhimbjen për familjarët.

Në këtë 11 vjetor, gruaja e Aleksit, Rajmonda Nika dhe xhaxhai i tij Mark Nika kanë mbërritur në Tiranë ku do të zhvillohen homazhe në nderim të viktimave. Në një prononcim për gazetaren e abcnews.al Beklie Koltraka, Mark Nika thotë se me vete mbartin të njëjtat emocione si ditën kur plumbat i morën jetën Aleksit. Bashkë me dhimbjen edhe etja për drejtësi është shtuar. Në të njëjtën kohë, sipas xhaxhait të Aleksit, beteja bëhet më e vështirë edhe përballë atyre që duan ta mbyllin çështjen.

“Në vijmë në Tiranë për përkujtimin e Aleksit. Sot pas 11 vitesh janë të njëjtat emocione  si ditën kur u vra, s’ka asnjë zhvillim të ri në dosje. Dosja në prokuroi ende s’ka veprime. Kërkojnë ta mbyllin çështjen, por ne nuk do ta lejojmë. Kjo është përpjekja jonë për të rifilluar hetimin që vrasësit të shkojnë para drejtësisë. Sot ndiejmë të njëjtat emocione, dhimbja rëndon dhe vepron më shumë. Duhet të ishte prioritet i parë i drejtësisë kjo çështje. As fashizmi s’i ka bërë këto krime. Gjejnë justifikme. Ne duam vetëm drejtësi. Çështja t’i kaloje SPAK, SPAK të vihet në funksion”, tha Mark Nika për abcnews.al

“Kërkojmë atë që kemi kërkuar për 11 vjet dhe që s’ka ndodhur. Asgjë e re deri tani pas rihapjes se hetimeve“, shtoi Rajmonda Nika.

Pas 10 vitesh nga protesta ku humbi jetën Aleks Nika nisur nga fakti që vrasjet kanë mbetur pa autor, familjarët e tij iu drejtuan Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut ku kanë paditur shtetin shqiptar se nuk ka kryer hetime efektive. Gjykata Europiane e ka pranuar padinë ndërsa Mark Nika thotë se çështja është ende në gjykim.

“Çështja sipas informacioneve që kam është ende në gjykim. Dokumentet janë të plota por kanë procedura, ecin sipas procedurave”, shtoi ai, për abcnews.al

Drejtësia është dhe do të jetë kryefjalë e familjarëve të Aleks Nikës derisa ta arrijnë.

“Qeveria s’merret me hetime, por është angazhuar ta nxisë hetimin. Kemi kërkuar që çështja të kaloje në SPAK, sepse ka zvarritja nga prokuroria. Ajo ngelet përsëri te një oficer i policisë gjyqësore të Tiranës. Kryeministri na ka ftuar sot në ceremoninë përkujtimore dhe aty do të japim mendimet tona në lidhje me zvarritjen e hetimeve”, përmbylli Mark Nika.

11-vjetori i protestës  së përgjakshme shënohet sot. Gjithçka nisi rreth orës 14:00 , kur protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para objektit të Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus të vazhdonte më tej. Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit. Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e kryeministrisë, ndërsa policia mbronte ambientin e brendshëm. Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të Kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikën. /abcnews

g.kosovari

Next Post
21 Janari/ Balla: Berisha urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard. Turp i drejtësisë që nuk e ka marrë nën akuzë

21 Janari/ Balla: Berisha urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard. Turp i drejtësisë që nuk e ka marrë nën akuzë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e Ramës për çështjen e detit, media greke: Burimet diplomatike raportojnë për probleme teknike

“BE është bekim për ne”, Rama flet për agjencinë italiane: Kur u pushtua Ukraina, kuptuan se…

May 1, 2026
Vrau me thikë vajzën, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq palestinezin: Rrezikon burg përjetë

Vrau me thikë vajzën, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq palestinezin: Rrezikon burg përjetë

May 1, 2026
Emri/ Vodhi orën 20 mijë euroshe nga bagazhet e udhëtarëve, arrestohet 24-vjeçari, punonjës në aeroportin e Rinasit

“Kosova është Serbi…!” Kërcënoi me shpërthimin e një bombe në Rinas, SPAK mbyll hetimet për rusin

May 1, 2026
Berisha takon Plenković në Zagreb: Mirënjohje për Kroacinë, partner strategjik në procesin e integrimit

Berisha takon Plenković në Zagreb: Mirënjohje për Kroacinë, partner strategjik në procesin e integrimit

May 1, 2026
Autori i 6 vjedhjeve, pranga “skifterit” në Tiranë

Autori i 6 vjedhjeve, pranga “skifterit” në Tiranë

May 1, 2026
Lufta e Iranit/ A është pranë shkatërrimit ekonomia amerikane?

Lufta e Iranit/ A është pranë shkatërrimit ekonomia amerikane?

May 1, 2026
Historia dhe kuptimi i 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

Historia dhe kuptimi i 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

May 1, 2026
BE shkurtim fondesh për vendet ku pavarësia gjyqësore është nën kërcënim

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

May 1, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

U kap me 1000 fara kanabis në automjet, do i shiste në Tiranë, arrestohet 31-vjecari

May 1, 2026
“Ka dashur ta ruajë”/ A i mbijeton Spiropali përjashtimit? Vangjeli tregon momentin kritik: Gota e kristaltë u thye…

“Ka dashur ta ruajë”/ A i mbijeton Spiropali përjashtimit? Vangjeli tregon momentin kritik: Gota e kristaltë u thye…

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In