• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dhimbja dhe mpirja e qafës, shkaqet dhe trajtimi

by
11/09/2015 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhimbja dhe mpirja e qafës, shkaqet dhe trajtimi

Dhimbja e qafës në ditët e sotme është shumë e përhapur. Pozicionet jo të përshtatshme të qëndrimit në këmbë apo ulur, mbajtja e takave të larta, artrozat apo tensionet nervore janë të gjitha motive për të shkaktuar dhembje në këtë pjesë të trupit. Dhembja e qafës ndonjëherë është vërtetë e padurueshme dhe na bën të ndjehemi keq kur ndodhemi në ambiente me njerëz dhe në të shumtën e rasteve nuk të lejon të kesh një ditë normale, pasi duket si një peshë e madhe që i ka zënë rrugën mendimeve. Shumë pak gjëra janë më ngacmuese e të parehatshme se dhembja dhe mpirja e qafës, që mund ta prekë çdokënd, në çfarëdo moshe.

Dhimbja

Dhimbja e qafës shfaqet në forma të ndryshme. Në qoftë se dëshiron të zgjedhësh terapinë më të dobishme, duhet të studiosh me kujdes simptomat. Dhembja akute, e dhunshme është e pranishme vetëm në një anë dhe shfaqet sidomos kur përpiqemi që të ndryshojmë pozicion. Jemi të detyruar që ta mbajmë kokën të përkulur nga një anë. Të krijohet përshtypja se jemi tërësisht të bllokuar dhe të ngrirë. Dhembja është e shurdhët, qafa është e ngrirë, muskujt janë të tendosur dhe të krijohet përshtypja se kemi një peshë mbi shpatulla. Kjo dhembje përgjithësisht shkaktohet nga qëndrimi në një pozicion të keq për një kohë të gjatë ose nga stresi dhe tensionet emocionale. Dhembja është konstante dhe përgjithësisht është në të dyja anët e qafës. Qafa është e ngrirë dhe shkakton shumë dhimbje në qoftë se përkulet para apo pas. Dhembja shtohet me lodhjen apo kur ushtrohen disa lëvizje. Zakonisht ndodh pas një kontraktimi apo një nervozizmi. Si pasojë e kësaj merren dhe dhimbjet e kokës, probleme në shikim, zhurmë në dëgjim dhe nevralgji të vazhdueshme. Mund të bëhet fjalë për shfaqje të një traume. Dhembja është e shurdhët zakonisht në të dyja anët e qafës dhe irritohet në vazhdimësinë e kokës apo në mes të shpatullave. Duke e lëvizur kokën provohen mjaft shtrëngime në muskuj, ndjehemi të rëndë dhe na duket sikur jemi të ngarkuar me plumb. Dhembja pakësohet gjatë pushimit dhe mund të mos e ndjejmë për periudha të gjata. Ndonjëherë shoqërohet me mpirje krahu, gjë që mund të jetë shkak i një artroze apo hernie në tru. Qafa është e ngrirë dhe shkakton dhembje kur përkulet. Kjo shoqërohet dhe me të vjella, dhembje koke, ethe dhe acarim nga drita. Mund të bëhet fjalë për meningjit.

Qafa

Qafa si pjesë e shtyllës së kurrizit është e ngjashme me pjesën tjetër, por ndryshon në atë që ka për qëllim të lëvizë më shumë dhe në drejtime të ndryshme. Gjithashtu qafa nuk i duron ngarkesat e rënda që mund të përballën nga pjesa e poshtme e shtyllës kurrizore. Dy unazat e sipërme në qafë janë shumë të ndërlikuara dhe ju mungon trupi kryesor nga sipër. Kjo zëvendësohet nga një bërthamë drejtuar nga trupi i unazës poshtë dhe shërben si një bosht rrotullimi i cili lejon kokën të rrotullohet mbi qafën. Unaza në majë mban peshën e kafkës dhe quhet atlas, si gjiganti mitologjik i cili e mban botën mbi supet e tij. Shpesh dhembja dhe mpirja në qafë shkaktohen nga lëvizja e disqeve në pjesën e sipërme të kurrizit saktësisht të qafës. Kjo mund të ndodhë në mosha ta ndryshme, duke filluar nga mosha më e re, madje edhe para moshës 25 vjeç e deri tek moshat e mëdha. Ky çrregullim ndryshon nga personi në person.

Qëndrimi

Dhembja dhe mpirja e qafës mund të ndodhë për shkak të pozicionit jo të duhur të qëndrimit në punë. Nëse tavolina e punës është shumë e ulët dhe ju duhet të punoni me kokën e përulur dhe dhembja e mpirja e qafës ndodhë për shkak të lodhjes së ligamenteve. Qëndrimi i shtrirë për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dhembjen dhe pirjen e qafës. Po ashtu edhe përdorimi i 2-3 jastëkëve mund ta shkaktojë këtë problem. Gjithashtu, nëse dysheku është tepër i butë mund të shkaktojë dhimbjen dhe mpirjen e qafës. Ndonjëherë disa prej këtyre problemeve mund të qetësohen nga fjetja në shtrat më të fortë dhe duke përdorur vetëm një jastëk. Prandaj, nëse dhembjet dhe mpirja e qafës nuk mënjanohen me përdorimin e dyshekut më të fortë, jastëkut të përshtatshëm, çlodhjes, edhe përdorimit të ilaçeve të ndryshme që na rekomandojnë mjekët e shumtë, tabletave të ndryshme, qetësuese dhembjesh rekomandohet që të provoni edhe ju metodën e natyrshme të thjeshtë dhe jo të dhembshme të kiropraktikës të ashtuquajtur “kthimit në vend, palosjes” të diskut apo disqeve të lëvizura, të cilët duke prekur nervat e përafërta shkaktojnë dhembjen ngacmuese, madje edhe mpirjen e qafës, krahëve e nganjëherë edhe të duarve gjer tek fundi i gishtërinjve.

Next Post

Sensacionale/ Del video për të kaluarën kriminale të Kallashit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In