• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhëndri i Berishës, i shqetësuar në ekran: S’po e marrim vesh ku shkojnë miliona euro! As SPAK nuk di gjë…

by A R
16/08/2022 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar Jamarbër Malltezi në një deklaratë në selinë e Partisë Demokratike ka listuar pyetje të tjera në lidhje me Inceneratorët.

Gjatë fjalës së tij, Malltezi u shpreh se “asnjë shqiptar, madje as SPAK nuk e di se ku po shkojnë miliona euro” që sipas tij, “Edi Rama ia transferon në mënyrë bujare atje në drejtimin e paditur Zotos dhe Gugalles që janë me urdhër arresti ndërkombëtar”. Ndër të tjera, Malltezi e cilësoi si “mega aferë” teksa shtoi se është si një “gropë plehrash pambarim”.

Jamarbër Malltezi: Dje nga kjo foltore, si çdo ditë prej dy javësh, drejtuam 5 pyetje të radhës për inceneratorët. Janë “pyetje të radhës” por nga intensiteti i vjedhjes qeveritare, nuk janë aspak “pyetje sa për të kaluar radhën”. Janë pyetje thelbësore të cilat të tilla duhet t’i kenë edhe përgjigjet. SPAK e ka mbyllur gojën.

Vetëm pak media dhe opozita flasin pareshtur, ngrenë pyetje, janë vënë në kërkim të vënies para drejtësisë së përgjegjësve. E vërteta është e qartë tashmë: firma e kundra ligjshme e inceneRamës dhe IncenErjonit janë thika në shpinë të qytetarëve dhe drejtësisë!

Ja edhe përgjigjet e 5 pyetjeve të djeshme:

1.Të katër kompanitë

Integrated Energy

Geogenix

Almares Management

Residence Corporate Services

Janë guaca pa staf dhe pa asnjë eksperiencë pune me mbetjet, por të krijuara veç për të fshehur gjurmët e lëvizjeve të parave publike. Të katërta këto kompani kanë të njëjtën adresë (Delflandlaan 1, Queens Toëer – Office 916, 1062 EA Amsterdam) siç e kanë edhe qindra kompani të tjera guacë.

2. Buxheti i secilës

Sipas dokumenteve nga regjistri i kompanive në Hollandë, Guaca “Geogenix” (ish – Integrated Energy) ka vetëm 50 mijë euro të krijuara vetëm nga transferta “bujare” e Klodian Zotos e cila nga ana e saj vjen nga qindra miliona eurot e dhuruara bujarisht nga Rama-Ahmetaj-Agaçi-Veliaj. Guaca “Almares” që kontrollon “Geogenix” ka vetëm 18 mijë euro. Po kaq ka edhe guaca që zotëron Almares.

3. Punonjësit e secilës kompani:

Sipas dokumenteve nga Hollanda, guaca “Geogenix” ka zero staf. Po zero staf ka edhe guaca “Almares Management”, ndërsa pronarja “Residence Corporate Services” ka dy staf. Këto na ishin kompanitë me eksperiencë të madhe të cilave Edi Rama u dha 8 pikë dhe përcaktoi se ku do të shkonin 128 milionë euro për Inceneratorin inekzistent të Tiranës.

Lidhur me pyetjet 4 dhe 5: Kompania Geogenix (ish Integrated Energy) – me zero staf dhe 50 mijë euro dhuratë bujare të Klodian Zotos, është kompania bazë me të cilën po veprojnë Zoto –Mërtiri – Gugallja, por edhe sekserë të tjerë të qeverisë si studio Tashko – Pustina. Kompania, apo me saktë GUACA “Geogenix”, kontrollohet nga “Almares Management”, pra GUACA NËNË, një kompani me zero staf dhe vetëm18 mijë euro buxhet. Pronare e “Almares Management” është GUACA GJYSHE që quhet “Residence Corporate Services”, që gjithashtu ka vetëm 18 mijë euro dhe vetëm 2 punonjës/drejtorë për firmat, nga të cilat njëri ështe ai që firmos me Zoton ose Garganellin sipas rastit, e tjetra është pronarja A. Jangildina e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike.

Pra, asnjë shqiptar, madje as SPAK nuk e di se ku po shkojnë miliona euro që Edi Rama ia transferon në mënyrë bujare atje në drejtimin e paditur Zotos dhe Gugalles që janë me urdhër arresti ndërkombëtar, POR këtë e di shtetasja nga ish – Bashkimi Sovjetik – si pronare e Guacës “Gjyshe” që kontrollon guacat në varësi. Kjo Mega – Aferë është si gropë plehrash pambarim.

5 pyetje publike të reja për ata që kanë vesh të degjojnë:

1.       Pse i dha Edi Rama 8 pikë nga 10 të mundshme personazheve të përhershme sekserë si Zoto -Mërtiri e dy italianë të tjerë?

2.       Pse u desh të fshihen në guaca mbesa, guaca nënë dhe guacka gjyshe nëse nuk ka asnjë vjedhje?

3.       Cila nga këto guaca kishte eksperiencë të madhe në trajtimin e mbetjeve dhe ndërtimin e inceneratorëve siç ka deklaruar publikisht Edi Rama?

4.       Kush e ka hartuar atë kontratë qe ia vutë të firmoste një bedel që nuk kishte lidhje as me financat e vendit dhe as me mbetjet e Tiranës?

5.       A është në hetim Drejtoria Juridike e Kryeministrisë që ka detyrimin ligjor të hartojë kontratat që japin bujarisht 430 milion euro për disa guaca dhe që pastaj përfundojnë që të vdekurit apo 90 vjeçarët qenkan pronarët e kompanive të nënkontraktorëve të nënkontraktorëve?

Kaq për sot. Nesër vijojmë.

Sepse çdo ditë që kalon vijon dhe vjedhja.

Next Post
“Vendosja e flamurit turk budallallëk po aq sa përdhosja e tij. Turqia ngjyros kuqezi Bosforin çdo 28 Nëntor”

"Vendosja e flamurit turk budallallëk po aq sa përdhosja e tij. Turqia ngjyros kuqezi Bosforin çdo 28 Nëntor"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In