Fatmir Bektashi, ortaku i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish kryeministri Sali Berisha, ka lënë ambientet e Gjykatës së Posaçme (GJKKO).
Bektashi doli i pashoqëruar, teksa kur hyri, ishte nën shoqërimin e dy punonjësve të policisë.
Ndërkaq, aktualisht është duke u zhvilluar seanca ndaj Jamarbër Malltezit.
Avokatët kanë kërkuar dy orë kohë që të njihen me dosjen.
/f.s











