Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është një nga figurat më të njohura që merr vëmendjen e të gjithëve sa herë që del në publik.
Së fundmi janë publikuar disa fotografi nga dasma e tij e dytë me bashkëshorten Xhoana. Ish-fotografi i Protokollit të Shtetit Meksi Xhufka ka sjellë disa pamje nga ceremonia, që u zhvillua me 8-9 nëntor të 2002 në plazhin Golem të Durrësit.
Xhoana ka zgjedhur tre fustane të ndryshme, ku të bardhin e veshi vetëm në ceremoninë kishtare. Në darkën me miqtë dhe familjarët, ajo veshi fustan të zi dhe portokalli. Ndërsa ish-politikani shfaqet me një kostum të zi.