• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dhëndërri i Presidentit Trump do të hetohet nga FBI-ja për lidhjet me Rusinë

by Java News
26/05/2017 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jared Kushner, dhëndëri i Presidentit Donald Trump dhe këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, është pjesë e hetimeve të FBI-së për lidhjet me Rusinë, sipas “Washington Post-it” dhe rrjetit televiziv “NBC News”. Kushner po hetohet për shkak të takimeve në dhjetpr dhe për shkak të komunikimeve të tjera me ambasadorin e Rusisë dhe një bankier në Moskë, sipas një njoftimi të Washington Postit, që i referohet burimeve me njohuri nga hetimet. Kushner është zyrtari i vetëm, që dihet, nga Shtëpia e Bardhë, i konsideruar si një person kyç në hetime, sipas gazetës.

FBI-ja, disa komisione të Kongresit dhe një prokuror i posaçëm janë duke kryer hetime mbi dy pista, njera mbi dyshimet se Rusia është përpjekur të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe tjetra se këshilltarë të presidentit Trump mund të kenë pasur lidhje me zyrtarë rusë, të cilët synonin të ndikonin mbi zgjedhjet.

Çështja e hetimeve të lidhjeve me Rusinë ka marrë një vëmendje të shtuar dhe e ka vënë në qendër të sulmeve administratën e presidentit Trump, që kur ai shkarkoi drejtorin e FBI-së James Comey më 10 maj. Moska vazhdimisht i ka mohuar akuzat dhe presidenti Trump ka hedhur poshtë mundësinë për lidhje të fshehta të ndihmësve të tij me Rusinë.

Zyrtarë në dijeni të zhvillimeve i thanë rrjetit televiziv “NBC News” se interesi i autoriteteve ndaj zotit Kushner nuk nënkupton se ai mund të ketë kryer ndonjë krim ose se prokurorët do të ngrenë akuza. Ende nuk dihet në se FBI-ja i ka kërkuar zotit Kushner të dorëzojë ndonjë dokument. Një prej avokatëve të zotit Kushner, Jamie Gorelick, përmes një deklarate tha se klienti i saj do të bashkëpunojë me autoritetet.  FBI-ja dhe Shtëpia e Bardhë nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment mbi këtë çështje./VOA/ma.me

Next Post
“Suksese në jetë Juventusit”. Rama debaton me komentuesin

Video ironia e Ramës sipas së cilës, Basha fle me makthe nga vettingu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In