• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhe pasi përfundoi PROTESTA… të gjithë jetuan të lumtur!

by Alfred Peza
28/01/2018 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Përtej pritshmërive, protesta e 27 janarit e opozitës, prodhoi një realitet cilësisht ndryshe nga ai i parashikuar nga shumëkush. Një realitet ku të gjithë çuditërisht duken të lumtur. Të çliruar. Të kënaqur. Optimistë. Të relaksuar. Të edukuar. Të kujdesshëm. Të përkorë. Të matur. Fiks si “happy end”-i i të gjitha përallave të kësaj bote. Ku në fund… të gjithë jetuan të lumtur!

Opozita në tërësi duket e lumtur, sepse me sa duket nuk i besohej se do ia dilte të mblidhte aq sa nxorri realisht në shesh. Nuk ka rëndësi nëse ishin 8 deri në 10 mijë sa tha media zyrtare Gjermane, apo 500 mijë sa tha ish Kryeministri Sali Berisha.

Lulzim Basha dukej i lumtur se arriti ti unfikonte për herë të parë në bulevard, të gjithë faktorët me të cilët nuk po ia del dot prej 7 muajsh brenda SHQUP-it: Anëtarët dhe drejtuesit e strukturave; një pjesë të të hequrve nga lista e kanditatëve për deputetë më 25 qershor; partitë e vogla aleate besnike tradicionale dhe opozitën e re të kryesuar nga LSI. E të mos harrojmë se në fund të fjalimit, as këtë radhë nuk iu ngjir zëri.

Monika Kryemadhi dukej e lumtur sepse e pranuan për opozitë. Mbështetësit dhe protestuesit e LSI u harmonizuan më butë dhe më natyrshëm ndoshta nga sa e prisnin, me protestuesit e opozitës së vjetër, sidomos me ata të PD.

Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Shehi, Vangjel Dule, Agron Duka dukeshin të lumtur sepse ishin në listën e fjalimbajtësve të protestës dhe u pritën mirë nga militantët e PD dhe LSI në shesh.

Policia dukej e lumtur se nuk kishte shumë punë për të bërë, përveçse për të refletkuar ndaj thirrjeve dhe sirenave që Monika Kryemadhi lëshoi në drejtim të tyre, por edhe ndaj një falenderimi që u bëri më pas. Ministri i Brendshëm falenderoi jo vetëm punonjësit e dikasterit që e menaxhuan situatën, por edhe opozitën vetë.

Punonjësit e pastrimit dhe gjelbërimit të qytetit duhet të jenë ndjerë të lumtur, sepse protestuesit u treguan shumë qytetarë, duke i lënë me rregull dhe në vende të posaçme parrullat dhe banderolat në përfundim të protestës. Duke ua lehtësuar në maksimum punën, në raport me herët e tjera, kur digjeshin bukerë e stola.

Mediat dukeshin të lumtura se e mbuluan qetë dhe pa shumë presion e tension, gjithë aktivitetin e opozitës, pa u presionuar asnjëherë nga askush dhe sigurisht pa patur frikën e ndonjë përplasje që do sillte dhunë dhe do e komplikonte në ekstrem detyrën e tyre.

Tregëtarët e dronëve duhet të jenë ndjerë më të lumturit sepse në qiellin e Tiranës nga mesdita deri në orën 13.30 më shumë fluturonin kamera dhe aparate fotografikë sesa zogj. Duke na ndihmuar e për të na e dhënë në kohë reale dhe të saktë, gjithë panoramën e asaj që ndodhte poshtë tyre në bulevard.

Kompania që ka menaxhuar imazhin e protestës duhet të jetë ndjerë gjithashtu shumë e lumtur që kishte bërë aq shumë, e i kishte prodhuar aq të mëdha e aq të bukura banderolat, posterat dhe gjithë elementët e tjerë didaktiko- politikë në shesh.

Ndërkombëtarët duhet të jenë ndjerë të lumtur se gjithçka gjatë dhe rreth protestës shkoi brenda të gjitha kornizave të standardeve demokratike perendimore. Qytetarët e tyre nuk u rrezikuan në asnjë moment dhe investimet e bizneseve të vendeve të tyre, gjithashtu.

Mediat ndërkombëtare mund të jenë mërizitur pak se nuk kishin edhe aq shumë gjëra për të thënë sot nga Shqipëria, por në fund të fundit, ne aq na bën. Sepse edhe kjo na bën, edhe pak më të lumtur, të gjithë ne të tjerë këtu.

Mazhoranca duhet të jetë ndjerë e lumtur se protesta ishte brenda të gjitha pritshmërive të saj dhe asgjë nuk doli përtej normalitetit të një proteste të radhës, nga opozita e radhës dhe nga manuali i ushtrimeve të këtij lloji, në një demokraci si Shqipëria.

Kryeministri duhet të jetë ndjerë i lumtur në Davos, për aq kohë sa pas protestës postoi një album me fotot e personaliteteve të rëndësishme botërore me të cilët ishte takuar, ndërkohë që zhvillohej protesta në Tiranë.

Në këto kushte, as ne skemi pse ia prishim lumturinë të gjithëve.

Ndaj:

Edhe për sot, përralla mbaroi.

Natën e mirë dhe Zoti ju rujt!

Next Post
VIDEO/ Rama: Mjekët e Urgjencës Kombëtare shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet

VIDEO/ Urimi i kryeministrit një ditë pas protestës së opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
Kryeministri britanik: Rihapja e Ngushticës së Hormuzit nuk do të sjellë kthim në normalitet

Kryeministri britanik: Rihapja e Ngushticës së Hormuzit nuk do të sjellë kthim në normalitet

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In