• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhe nuset e reja nuk rrinë kaq të heshtura

by Plator Nesturi
10/08/2021 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Në Korçë nuk ka më PD, por Basha hesht. Hesht siç ka heshtur shumicën e kohës gjatë këtyre muajve të nxehtë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Hesht megjithëse ka një sërë çështjesh sensitive përballë partisë më të madhe të opozitës e që vë në rrezik vetë ekzistencën e saj të afërme.

Heshtje si për kritikat që vijnë në drejtim të tij për mënyrën si ka drejtuar PD, si e ka udhëhequr në zgjedhje dhe si i hipi sërish kalit të kryetarit pas humbjes. Heshtje për akuzat për Berishën dhe deri në fshehje për të qartësuar pozicionin e PD ndaj tij lidhur me faktin nëse ish lideri do të jetë pjesë e grupit parlamentar në muajin shtator. Dhe nuset e reja nuk rrinë kaq të heshtura, jo më të kenë tetë vite martuar, aq sa ka dhe Basha në krye të PD.

Ajo çfarë ndodhi dje në Korrcë ishte një tjetër ultimatum. Jo nga ato deklarata ambasadorësh, për të cilat idhtarët e ish liderit dhe Berisha vetë, thonë se janë ndërhyrje në punët e brendshme dhe shkelje normash. Ultimatumi vjen nga brenda, nga ata njerëz të thjeshtë që përbëjnë shtyllën kurrizore të partisë dhe që largohen në masë me indinjim dhe buzëplasur. Paralajmërimi i parë kish ndodhur disa kohë më parë po nga Korça, kur kreu i degës dhe 15 anëtarë të kryesisë së PD Korçë dhanë dorëheqjen në mënyrë demonstrative.

Dhe në atë hohë Basha heshti dhe nuk pati asnjë prononcim, qoftë nga selia e PD, qoftë nga pushimet e largëta nëpërmjet Tëitter-it. Tashmë krisma e asaj se çpo ndodh në PD është shumë më e fortë. 51 kryetarë seksionesh të PD në Korrcë që largohen prej saj, e bëjnë një formacion inekzistent në një nga qytetet kryesore të vendit. Alarmi ka rënë në Korçë, por duket se nuk ka veshë në Tiranë të dëgjojnë. Ose janë aq të pafuqishëm e të pandjeshëm në përgjegjësitë e tyre sa ti lenë gjërat në vetërrjedhje.

Pasi ndoshta më rëndësi ka mosmbetja e qejfit të Berishës sesa fati i një force politike. Me këto prognoza, ku askujt nu ki dhëmb se ku po vete PD dhe ku askush nga lidershipi actual nuk gjen kurajo të ngre pyetjen – ku po vemi kur degët shkrihen dhe njerëzit po i largohen PD-së?- është vështirë të mendosh se deri ku do të vejë bisturia për të ndalur të keqen në PD. Basha po hyn me shumë kunguj nën sqetull drejt shtatorit, dhe Berisha më duket se është më i vogli. Gjithësesi qëndrimi ndaj Berishës do të kushtëzojë një sërë veprimesh që mund të jenë rrugë pa kthim. Braktisje masive si parti dhe copëtim të grupit të deputetëve. Dhe në këtë linjë skenarët shkojnë zi dhe më zi. /Fjala.al/

Next Post
FOTO: Sekuestrohet një sasi e madhe ilaçesh kontrabandë në portin e Durrësit

FOTO: Sekuestrohet një sasi e madhe ilaçesh kontrabandë në portin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In