Gjyqtari i ndeshjes midis Tepelenës dhe Naftëtarit, në Kategorinë e Dytë, është rrahur egërsisht nga të gjithë: lojtarë, staf teknik e tifozë vendas. “Panorama Sport” raporton se shkaku ishte një penallti e dhënë për skuadrën udhëtuese, çka duket se përbën një faj të patolerueshëm.
Tepelena pretendoi për një penallti në minutën e 52-të, e paakorduar nga gjyqtari, ndërkohë që tregoi nga pika e bardhë dhjetë minuta para fundit, veçse për miqtë.
Kaq mjaftoi që të niste sulmi i egër kundër tij, me shqelma e grushta.
Në mënyrë të çuditshme, gjyqtari e çoi deri në fund ndeshjen pas qetësimit të situatës.
Panorama Sport