• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dha lejet për HEC-et në Valbonë, Rama për Berishën: Burri i atyre maleve, rrinte si skuth në Kuvend duke kërkuar ipad

by Java News
25/04/2019 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalën e tij në seancë plenare, kryeministri Edi Rama tha se opozita ngatërron vendosmërinë e këmbënguljen e qeverisë së tij për të cuar përpara reformat, me arrogancën.

Rama tha se kokëfortësia për të insistuar për një projekt, nuk është arrogancë, po të mos kishte ekzistuar kokëfortësia, nuk do ekzistone Parisi, ashtu sic e njohim.

Kryeministri tha se kush i ka dëgjuar drejpërdrejt, jo në salla, jo në kënde fjale, jo në dëgjesa publike, po kush i ka dëgjuar e kush i ka kthyer përgjigje me shkrim, 41 mijë njerëzve të zakonshëm, mijëra e mijëra halle duke i dëgjuar përmes një platforme përmes së cilës këta zgjedhin fjalët e zakonshme të traditës së cinizmit e përqeshjes, por harrojnë se bëhet fjalë për 41 mijë qytetarë.

“Dëgjuam dhe i kërkuam ndjesë kuksianëve se kishin të drejtë ata e jo ne. Po aty ku kemi bindje se kemi të drejtë nuk tërhiqemi. Gjithë sa kemi bërë e kemi thënë më parë. Kush i ka dëgjuar studentët sic i kemi dëgjuar ne. Dhe kush ka bërë me seriozitetin më të madh ato që bëmë ne, jo për ti hequr nga protesta por për të realizuar ato gjëra për të cilat kemi rënë dakord se kanë të drejtë, jemi të angazhuar rregullisht.

Kush i ka dëgjuar njerëzit në fshat kur janë ngritur për ndërtimin e një HEC-i. Bënin protesta për HEC në Valbonë, nuk u bënë kur u dhanë licensat, nga burri i atyre maleve, saliu dhe këtu rrinte si skuth dhe fuste kokën me shpatullave duke kërkuar ipad. Ndërkohë ne bëmë sa mundëm. Dhe kur mendojmë se nuk ka të drejtë do të bëhet si themi ne, e jo si thonë një grup njerëzish. Nuk jetojmë në një sistem barbarie, ku një grup njerëzish pengojnë një projekt”, u shpreh Rama.

g.kosovari

Next Post
Rama: ‘Bindjen Demokratike’ dhe Patozin e futi Berisha në zgjedhje

Rama: 'Bindjen Demokratike' dhe Patozin e futi Berisha në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
Ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë, atentatorët e qëlluan edhe në kokë, vetëm 100 metra larg komisariatit

Ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë, atentatorët e qëlluan edhe në kokë, vetëm 100 metra larg komisariatit

November 13, 2026
Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët

Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët

November 13, 2026
Gripi i shpendëve H5 zbulohet në një rezervat natyror në Hong Kong, shtohen masat e sigurisë dhe monitorimit

Gripi i shpendëve H5 zbulohet në një rezervat natyror në Hong Kong, shtohen masat e sigurisë dhe monitorimit

November 13, 2026
Diabeti “marshon” pa u ndalur, mjekët japin alarmin: Çdo vit diagnostikohen deri në 10 mijë raste të reja

Diabeti “marshon” pa u ndalur, mjekët japin alarmin: Çdo vit diagnostikohen deri në 10 mijë raste të reja

November 13, 2026
Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

Negociatat me BE-në, Gjipali zbulon kapitujt ku Shqipëria ka më shumë vështirësi

November 13, 2026
Skandali, komediani i njohur akuzohet për abuzime seksuale ndaj disa grave

Skandali, komediani i njohur akuzohet për abuzime seksuale ndaj disa grave

November 13, 2026
Pse 13 nëntori 2026 u përfol si dita e fundit e botës? / Historia e profecisë që alarmoi miliona njerëz

Pse 13 nëntori 2026 u përfol si dita e fundit e botës? / Historia e profecisë që alarmoi miliona njerëz

November 13, 2026
Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In