• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dha dorëheqjen, ish-Prefekti i Lezhës: Denoncimet e mia i ‘kanë prishur gjumin’ ndokujt që realitetin e sheh përmes elozheve në rrjetet sociale

by Java News
26/04/2022 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku, me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka reaguar për herë të parë pas dorëheqjes nga detyra disa ditë më parë.

Jaku shkruan se hedh poshtë me neveri të gjitha aludimet dhe shpifjet që janë bërë nga disa njerëz për dorëheqjen e tij.

Jaku thekson se nuk është hera e parë që jep dorëheqjen pasi këtë gjë e ka bërë edhe më parë.

Sipas tij një nga arsyet e dorëheqjes është se ai nuk i pëlqen që të rrijë i bindur dhe i përulur para arrogancës së pushtetit.

Postimi i Gjok Jakut:

Miqtë e mi!

Pergjatë gjithë këtyre ditëve, pasi u largova me dorëheqje nga puna, kam patur një numër të madh reagimesh, mesazhe në të gjitha mjetet e komunikimit, reagim miqësor që më bëri të ndjehem kaq mirë. Një pjesë e tyre zgjodhen të komunikonin permes fb.të afishohen në mbështetjen e tyre, një pjesë permes sms “në privatësi”, por siç ndodh rendom një pjesë e bashkëpunëtorëve “u fshehen” për arsye të cilat unë sig.që dhe i mirkuptoj por do t’ju kujtoj një shprehje popullore “kur mu dogjen mullarët, njofta ndrikullat dhe kumbarët”.

I nxitur nga disa aludime por dhe pse-ja e ngritur nga miqtë e ndjekësit, si njeri me aktivitet mjaftueshëm publik por dhe si detyrim ndaj jush e shumkujt që më ka mbështetur në 30 vjet, në të mirë e në situatën që kam kaluar, ndjej detyrimin të sqaroj disa momente.

Së pari, karriera ime është mbeshtetur kryesisht në garën, kam garuar në 5 raste e kam fituar 4 prej tyre, falë mbështetjes komunitare por sjelljes time me pushtetin e fituar prej tyre. Kurrë nuk harrova se ky pushtet “duhet ndarë” me ata që më besuan e duhet sillem me perulje ndaj njerezve, të jetoj me to e njësoj si ato, besimi i dhënë permes votës duhet respektuar deri në fund në kohë, filozofinë e moralin  që je votbesuar.

Së dyti, nuk jam terhequr se ma ka diktuar dikush se nuk kam pranuar kurrë të diktohem e as lejoj të “mbaj hunden” në gishtat e dikujt, liria ime është gjëja më e shenjtë dhe e shtrenjtë për të cilën u angazhova në vitin ’90 e në vijim. Për ata që nuk e dinë unë kam dhënë dorëheqje nga funksioni dhe në 4 raste të tjera në vitet ’91, 2000, 2008 dhe 2011, ç’ka do të thotë për mua kurajo dhe aspak “lidhja pas karriges” si qëllim, madje më është bërë sport tanimë. Si dhe herët tjera as kësaj radhe nuk jam larguar për diçka më të madhe, as fare, as për ndonjë kompromis “nën mëngë”, nuk pres asgjë nga askush.

Gjatë ushtrimit të detyrës kam denoncuar me shkrim e me gojë, në media fenomene që demtojnë mjedisin tonë shoqëror, perspektiven e zhvillimit të qëndrueshëm etj.janë aty në dokumente e protokolle qëndrimi im për masakrën mjedisore në lumin Mat, Drin, në bregdetin nga Shengjini në Tale e Patok, luftën pa kompromis ndaj kultivimit të bimëve narkotike, sjelljen morale të administratës ndaj qytetarit e punës…

Mirëpo kjo qasje imja ndaj këtyre problemeve me siguri “ka prish gjumin” e ndokujt që realitetin e sheh vetem permes elozheve në rrjetet sociale të punësuarve në administratë që bëjnë vetëm këtë punë.

Mua s’më rri mirë kostumi i njeriut të bindur, të perulur para arrogancës që herë herë pushtetarët manifestojnë. Për mua ligji, e mira publike dhe e individit janë parimet më të larta që më kanë udhëhequr në punë dhe jo filozofia e repartit politik. At Zef Pllumi thotë ” Atdheu nuk janë malet, fushat e prrojet kot. Atdheu është e drejta jote, familja, nderi yt, puna e djersa jote…”

Miqtë e mi!

Duke ju falenderuar pafund sejcilin prej jush, emër për emër, për mbështetjen, komunikimin,  reagimin miqësor e inkurajues, mbetem gjithnjë një mik por dhe një zë aktiv bazuar mbi parimet e mia morale e të lirisë, eksperiencës për të vijuar aktivisht jetën publike në hapin e radhës.

I madhi Konica thoshte: “Shqiptari asht por s’din me thanë jam”. Ajo që unë di është të mos hesht e t’mos ndaloj.

Next Post
Nesër në Tiranë do të mbahet Konferenca e Gazit/ Takim mes TAP-it, Exellerate Power dhe Socar

Nesër në Tiranë do të mbahet Konferenca e Gazit/ Takim mes TAP-it, Exellerate Power dhe Socar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës Trump

Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës Trump

September 26, 2026
Akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet në Rinas 42-vjeçari nga Italia

Arrestohet në Rinas ukrainasi, në kërkim për trafik droge

September 26, 2026
Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

September 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 27 Shtator 2026

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

September 26, 2026
Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

September 26, 2026
Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

U dërgua në spitalin e Durrësit pas rënies në kontakt me rrymën elektrike kur punonte në varkë, humb jetën 28-vjeçari nga Filipinet!

September 26, 2026
Formacionet: Klopp i beson surprizës së sezonit, Simeone i përgjigjet me një “asist nën mëngë”

Klopp i gëzuar për dënimin e Manchester City, Liverpool mund të fitojë dy tituj në Angli nga vendimi!

September 26, 2026
Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

Po trafikonin 15 emigrantë me “Q7” drejt vendeve të BE, përplasen me makinat e Policisë në ndjekje! 2 në kërkim dhe një i proceduar, klandestinët u fshehën në…

September 26, 2026
VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com