• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

DH Albania, pesë milionë euro të kursyera dhe “ofertat e pakërkuara”

by S M
23/01/2019 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Një skandal që lidhet me dy tendera. Që të dy me shifra me shumë zero. Që të dy të kryer keq dhe me disa miliona euro më tepër sesa normalja. Lajmet e fundit për dy tenderat e kompanisë false DH Albania, njëri për Unazën e re dhe tjetri për një linjë tensioni mes Burrelit e Peshkopisë, kanë treguar se hapja reale e garës ka sjellë që shtetit shqiptar t’i kursehen, sipas Top Channel, plot 5,5 milion euro për të dyja rastet, krahasuar me rezultatet fillestare të tenderave formale. Bëhet fjalë në fakt për ofertat që janë marrë publikisht nga kompanitë në garë, pasi fituesi ende duhet të shpallet zyrtarisht nga ARRSH dhe OST.

Ka mjaftuar pra përsëritja e dy tenderave (e jo shqyrtimi i hollësishëm nga një hetim i pavarur i organeve të ligjit), që shifrat të ulen me 20%, nga niveli i mëparshëm i financimit që ju dha DH Albania, e që krijoi aq dyshime. Pyetja më e thjeshtë dhe naive që lind në këtë rast, ka të bëjë jo vetëm me faktin se një këtë shumë të madhe parash do ta merrte një kompani fantazëm, por edhe me aspektin tjetër po aq të rëndësishëm, i cili nuk ka të bëjë fare me DH Albania, por me vetë sistemin e konceptimit dhe financimit të projekteve publike.

Pak ditë më parë u njoftua se nga praktikat e prokurimit do të hiqej ajo që quhet “oferta e pakërkuar”, e cila ka qenë një ndër “deriçkat” ligjore të akordimit të projekteve, njërës apo tjetrës kompani, e që dëmtonte rëndë parimet e garës dhe konkurimit për punë të caktuara publike. “Ndonjëherë duhet bërë edhe ndonjë tender”, thoshte dikush në shtyp me ironi, përballë kësaj procedure që mesa duket do të ndalohet me ligj në të ardhmen. Dhe kjo është një gjë shumë e mirë, pasi edhe qeveria tregon se ka ende ndjeshmëri përballë pakënaqësisë masive që kanë krijuar disa nga raportet e saj me një pjesë të komunitetit të biznesit.

Është ky momenti, tre dekada pas rënies së komunizmit, që Shqipëria të rishikojë modelin e saj të zhvillimit ekonomik e shoqëror. 30 vjet pas hyrjes në ekonominë e tregut ndodhemi përballë një realiteti përherë e më kompleks, që lidhet me marrëdhënien e shtetit me biznesin vendas e të huaj. Koncesionet dhe partneriteti me kompanitë që marrin përsipër rrugë, ujësjellësa e linja tensioni të lartë, janë të gjitha mekanizma të njohura dhe gjerësisht të përdorura në vendet e zhvilluara. Nuk është e keqe PPP-ja, është e keqe mënyra sesi kjo marrëdhënie ndërtohet dhe finalizohet nga ata që kanë në dorë të hedhin firmat e të lëvrojnë fondet publike.

Shqipëria ka kohë që ka hyrë në këtë raport kompleks, jo pa debate, dyshime e mëdyshje. Dhe meqë qeveria dhe kryeministri na kanë ftuar në mënyrë të përsëritur të mos merremi me “fake neës”, mund t’i referohemi vetëm realitetit. I cili, siç u tha pak rreshta më lart, na tregon se sapo u hoq kapaku mbi njërin prej këtyre transaksioneve, shtetit ju rikthyen si me magji në arkë disa miliona euro, që, pa skandalin publik të një kompanie false, do të kishin shkuar kushedi në çfarë xhepash anonime. Po sikur afera e DH Albania të kishte prekur edhe një duzinë tjetër prokurimesh publike e kompanish të mëdha ose të vogla, çfarë historie do të ishim duke parë e treguar?!

Next Post
Hapen për publikun 48 mijë dosje, mes tyre edhe fondi i Hoxhës dhe Kapos

Hapen për publikun 48 mijë dosje, mes tyre edhe fondi i Hoxhës dhe Kapos

Comments 2

  1. Krist says:
    8 years ago

    Nuk jane keq PPP – thote djali i Minxhozajve (!!),por jane te keqinj,ata qe i perdorin!Ata qe vene firmat!Por kush i urdheron keta firmetare,dhe kurre nuk i kontrolloka???Fol,mor djale,fol,ngaje llafin,deri ne fund,mos e ler,ne mes te rruges.Apo ta beri me shenje Sokoli,se po te degjon,ai i gjati,prandaj kujdes.Pordhi kali,n’der te hanit,por nuk je as nga ata qe pjerdh,por ama trembesh shume nga pordhat e ati te….

    Reply
  2. Koment says:
    8 years ago

    Mire Nero, mire. Deri diku te pergezoj per shkrimin. Ama, ka nje problem, te vogel, por ja qe eshte. A s’me thua, pse s’e ke ngacmuar pak ish drejtorim, ish ministrin apo edhe kryeministrin e minister te jashtem. 5.5 milione euro, qe eshte vetem minimalja nga e gjitha shifra, nuk behen vetem nga nje djale 26-vjecar. Ka rrenje te thella ajo gje. Keshtu qe germo Nero, germo.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I vunë gjobë pronarit të hotelit në Vlorë, dy nga autorët aksidentohen gjatë ndjekjes nga Policia

I vunë gjobë pronarit të hotelit në Vlorë, dy nga autorët aksidentohen gjatë ndjekjes nga Policia

September 3, 2026
Spiunazh me Pegasus në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita

Spiunazh me Pegasus në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita

September 3, 2026
“Call Centerat shqiptare po na mashtrojnë”, ministri grek lëshon alarmin: Do arrestohen të gjithë!

“Call Centerat shqiptare po na mashtrojnë”, ministri grek lëshon alarmin: Do arrestohen të gjithë!

September 3, 2026
Aksident dramatik në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Orikum, 10 persona të armatosur ‘pushtojnë’ hotelin, gjobë pronarit: Na jep 5 mln euro ose largohu nga vendi

September 3, 2026
Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

September 3, 2026
Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

September 3, 2026
Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

September 3, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

September 3, 2026
Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

September 3, 2026
EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com