• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dezinsektimi në zonat turistike, Manastirliu në Shëngjin: Do të kemi një sezon më të sigurtë

by A R
01/06/2021 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e dezinsektimit në Shëngjin, ku deklaroi se falë këtij programi kombëtar, do të kemi një sezon turistik të sigurt.

“Kemi filluar tashmë prej disa javësh me monitorimin e zonave, por edhe ka filluar procesi i dezinsektimit nga Shkodra, në Lezhë, Tiranë, Durrës dhe duke zbritur në Kavajë, në Vlorë edhe deri në Sarandë, për të parandaluar dhe për të kontrolluar sëmundjet infektive që vijnë nga mushkonjat. Por mbi të gjitha edhe për të siguruar shëndetin publik dhe sigurisht edhe për zonat turistike, që i japin patjetër një siguri më shumë edhe të gjithë sezonit turistik”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se dezinsektimi do të vijojë gjatë gjithë verës.

“Janë vlerësuar habitatet dhe përcaktimi i lëndëve biocide që përdoren dhe vijon dezinsektimi i këtyre zonave, ashtu sikurse ka filluar, edhe përgjatë gjithë verës, deri në muajin tetor, që është planifikuar të kryhet ky proces”, tha Manastirliu.
Drejtoresha e Insitutitit të Shëndetit Publik Albana Fico, tha se në këtë proces po përdoren lëndë që nuk cënojnë habitatin natyror dhe është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshne.

“Eshtë dhe një volum shumë i madh pune, kryhet në rreth 4 mijë hektarë gjatë kësaj periudhe dhe së dyti nuk duhet të harrojmë që duhet kombinuar me rregulla higjeno-sanitare përgjatë vijave bregdetare nga bizneset dhe nga qytetarët. Duhet thënë që lëndët që ne përdorim nuk e cënojnë ambientin, pra e ruajnë ambientin, habitatin. Sepse është shumë e rëndësishme që jo vetëm të luftojmë mushkonjat, por të mos dëmtojmë speciet e tjera, të cilat janë pjesë e këtij habitati”, theksoi Fico.

Programi i dezinsektimit (për parandalimin e sëmundjeve të transmetueshme nga mushkonjat) po vijon në të gjitha zonat e përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik. Deri tani janë kryer trajtime sipas gjetjeve të monitorimit paraprak nga entomologet e ISHP, sipas kërkesave të NJVKSH-ve. Zonat e njohura për këto trajtime, nga Velipoja në Parkun Kombëtar të Butrintit, përfshirë dhe zona urbane si Tirana, Divjaka etj, përbëjnë një sipërfaqe rreth 4000 ha.

Deri tani janë kryer trajtimet e para në zonën e Kavajës, plazhi Golem –Qerret, plazhin e Spillesë, në Durrës, Shën Pjetër, Gjirin e Lalzit, në Divjakë qytet dhe plazhin e Divjakës, në zonën e Vlorës, plazhin e Nartës, Zvërnecit, Rradhimë, Lagunën e Orikumit, Himarë, Qeparo, Borsh, Çukë, Parkun Kombëtar të Butrintit, është trajtuar Tirana zonë urbane dhe aktualisht po vijon trajtimi në qarkun e Lezhës dhe më pas në Shkodër.

Next Post
“Hetuam nën presion”, ish-prokurori për 21 Janarin: Mirë që na lanë të kalonim gardhin e Kryeministrisë për të marrë gëzhojat

"Politika ka bllokuar hetimet", Hajdari: Në fokusin e SPAK-ut edhe Berisha, Meta e Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In