• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dezi bëri thonjtë pak sekonda para se të vritej” – flet parukierja që pa skenën

by A R
02/09/2017 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtarja e Shkodrës që jetonte në Tiranë, 39-vjeçarja Fildese Hafizi, u ekzekutua me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, në një ngjarje të dy ditëve më parë që tronditi mbarë opinionin publik.

I dalë nga burgu prej pak muajsh për armëmbajtje pa leje, 53-vjeçari Fadil Kasemi, priti rreth një orë që ish-bashkëshortja e tij të linte parukerinë pranë lagjes ku jetonte tek “Xhamlliku” në kryeqytet, për ta qëlluar më tej me dy plumba vdekjeprurës. E frikësuar nga ish-burri i cili e kishte dhunuar dhe kishte tentuar ta vriste edhe më parë, Fildes Hafizi ka shkuar me shpejtësi në makinën e saj, por nuk ka mundur ta ndezë dhe të largohet, pasi 53-vjeçari e qëlloi me plumba nga xhami duke e lënë të pajetë, gruan me të cilën ka dy fëmijë.

Gazeta Shqiptare shkruan sot se të vetmet fjalë që Fildesi ka thënë pasi ka kuptuar se ish-bashkëshorti do e vriste, ishin: Mos më merr në qafë.

Një bisedë të fundit me gjyqtaren ka rrëfyer edhe vajza në parukerinë ku Fildes Hafizi kishte shkuar për të rregulluar thonjtë.

“Dëgjova krismat. Në fillim mendova se nuk ishin të shtëna me armë. Por, kur dola në derë të shihja, u trondita. Pashë të gjakosur në makinë klienten time”, thotë ajo.

E tronditur nga skena e rëndë, e reja e cila nuk deshi të identifikohej me emër tha se Dezi ishte kliente e saj dhe vetëm pak sekonda para ngjarjes kishte qenë aty.

“Ishte kliente këtu. Erdhi bëri thonjtë. E dija që ishte banore këtu pranë, por asnjëherë nuk i kam ditur me detaje problemet që kishte pasur me të shoqin”, tha ajo.

Ndërsa, përsa i përket momentit kur ndodhi ngjarja, vajza tha se nuk kishte parë gjë, pasi derën e sallonit të bukurisë e mbante të mbyllur.

“Nuk e pash se si ndodhi ngjarja, sepse unë e mbyll gjithmonë derën kur punoj. Edhe kur Dezi doli që këtu, e mbylla sërish, sepse kisha njerëz. Vetëm kur pas disa sekondash dëgjova krismat. Kur dola në derë të shihja çfarë ishte dhe kur pashë atë lloj situate, u tmerrova. E përjetova shumë keq”, rrëfeu ajo. Po ashtu, vajza tregoi edhe për bisedën që kishte kryer me të përgjatë një ore.

“E dija që ishte gjyqtare. Po flisnim për punën në përgjithësi. Ajo ishte një zonjë e vërtetë, e përkushtuar në profesionin e saj, për veten, për fëmijët dhe për familjen e saj”, përfundoi ajo.

53-vjeçari pasi qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten u largua menjëherë prej aty për t’iu arratisur policisë. Prej andej, autori ka parë të parkuar një furgon mallrash dhe menjëherë ka hipur në të duke kërcënuar shoferin me pistoletë në kokë që të ecte dhe ta çonte në periferi të Tiranës. Sipas burimeve, drejtuesi i mjetit, i frikësuar nga kjo situatë ka ndezur makinën dhe pasi ka bërë disa metra rrugë, në afërsi të komisariatit nr.1 ka parë një patrullë policie. Ka hapur krahun dhe ka zbritur menjëherë dhe ju është drejtuar uniformave blu: “Kapeni personin që kam në makinë, ai ka armë me vete, mund të jetë vrasësi”. Pas kësaj, oficerët e policisë kanë bërë shoqërimin e tij, ku rezultoi të ishte autori i vrasjes së rëndë. Me vete iu gjet edhe arma e krimit. 53-vjeçarit i është bërë edhe testi i alkoolit, i cili ka rezultuar 0.045%. /b.d

Next Post
Ngjela apel Ramës: Duhet të zgjedhësh Vettingun, jo qeverinë 3-mujore

Ngjela vijon sulmet ndaj Ramës: Atletet, një turp i madh...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

September 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

September 23, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO/ Blushi sulmon hapurt Kurtin: Ka nxitur racizmin mes shqiptarëve! Thotë se jemi dardanë dhe…

September 23, 2026
Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

September 23, 2026
Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

September 23, 2026
“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

September 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

September 23, 2026
Musk për Xi Jinping: Udhëheqës i madh, i ka sjellë Kinës prosperitet të jashtëzakonshëm -

Musk për Xi Jinping: Udhëheqës i madh, i ka sjellë Kinës prosperitet të jashtëzakonshëm –

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com