• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dezertimi i 4 Komandove, ish-shefi i shtabit të FA-ve, Baze: Burracakëri!

by Java News
18/11/2017 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura e ka quajtur dezertimin e katër ushtarakëve të trupave Komando, një akt burracakërie dhe tradhtie. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ai tha se largimi në këtë formë është i pajustifikueshëm, edhe nëse është bërë për shkak të kushteve ekonomie.

Ka patur një dezertim të 4 ushtarakëve. Për këtë do të flasim me ish-shefin e FA-ve Jeronim Bazo. Si e keni parë këtë dezertim të 4 ushtarakëve?

Patjetër që e kam ndjekur rastin e fundit në fjalë sepse për hir të së vërtetës dua të ndaj me ju ndjesinë që sado të largohesh në kohë nga FA-të pas një shërbimi aq të gjatë, nuk të hiqet kurrë meraku, vëmendja, shqetësimi.

Ndjesia që unë përcolla ngjarjen e fundit ishte një ndjesi e tillë komplekse ku përzihej meraku në radhë të parë, për njerëzit trishtimi madje dhe pak inatosja do të thosha.

Inat pse?
Sepse kemi arritur në një stad ku nuk është më e nevojshme për të gjetur të tilla mënyra hileqare, tinëzare për të bërë emigracionin në kurriz të taksapaguesve dhe për më tepër në kurriz të besimit që të është dhënë nën uniformën e nderuar të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Përsa i përket termit që ju thatë, termi qëndron dhe është i përdorur gjerësisht, sidomos kur vjen fjala për braktisje të detyrës në FA, duhet sqaruar sepse është një spektër i tërë që përfshin indisiplinimet nga më të voglat deri tek më të rëndat por në këtë rast është një pikë kulmore, aq më tepër që ka marrë një profil kaq të lartë mediatik dhe ndërkombëtar sepse këta e kryen këtë akt jashtë kufijve të vendit aq më tepër duke qenë në një trajnim të posaçëm për t’i nderuar Forcat e Armatosura dhe jo për t’i turpëruar. FA-të braktisjen e detyrës e shikojnë si një akt tradhtie dhe si një akt burracakërie. Kështu shikohet gjerësisht në komunitetin e  FA-ve në Shqipëri dhe jo vetëm.

A nuk mund të shihet si një akt i detyruar për të ndërmarrë atë që ndërmorën? Sepse në bisedat e zhvilluara me të afërmit e tyre, baballarët e dy prej ushtarakëve janë shprehur se rroga apo kushtet ekonomike i kanë detyruar të bëjnë këtë gjë.

Akt i detyrueshëm është i pajustifikueshëm, i papranueshëm, i patolerueshëm. Nuk ka asnjë justifikim në botë që ti të braktisësh ekipin dhe skuadrën tënde. Supozojmë që kushtet janë të tilla që të detyrojnë të ndërmarrësh veprime të dëshpëruara në jetën e përditshme por jo kur ti je futur për të shërbyer dhe kur je betuar për të shërbyer bashkë me shokët e tu. Këtë nuk të falin shokët e tu në unformë. Ti shkon së bashku në një mision dhe kthehesh së bashku dhe pastaj nëse të ka ardhur litari në fyt ka mënyra të tjera për të dhënë dorëheqjen dhe për t’u larguar me nder nga FA-të dhe të ndjekësh rrugët e mundësitë më të mira për të rregulluar gjendjen ekonomike. Kjo nuk ka asnjë justifikim.

Next Post
“Princi” i Libofshës që u shfaq te Çani, i dënuar me 20 vjet burg për armë dhe drogë

“Princi” i Libofshës që u shfaq te Çani, i dënuar me 20 vjet burg për armë dhe drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In