Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim. Një automjet tip “Opel” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, pasi drejtuesi ka devijuar lëvizjen në tentativë për të shmangur përplasjen me një tjetër automjet, ndërsa fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Ndërkohë, një mjet karroatrec ka tërhequr nga vendngjarja automjetin e dëmtuar për të shmangur edhe trafikun e krijuar.











