• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deutsche Welle: Situata politike në favor të opozitës së re

by Java News
20/04/2019 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita e re zyrtarizoi të premten në Parlament formimin e 2 grupeve të reja parlamentare për të mundësuar kështu funksionimin pothuajse normal të Parlamentit shqiptar me 102 deputetë. Sipas Kushtetutës duhen 140 deputetë pjesëmarrës në Kuvend. Njëri grup quhet ”Grupi Parlamentar Demokratik” dhe drejtohet nga deputetja e Partisë Demokratike, (PD) Rudina Hajdari, e cila refuzoi vendimin e PD, në shkurtin e kaluar, për të hequr dorë nga mandati i saj parlamentar. Në këtë grup bën pjesë edhe deputeti  i PD, Myslim Murrizi, që si Hajdari refuzoi të njëjtin vendim si edhe 6 deputetë që morën mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prej listës së kandidatëve për deputetë të PD, në zgjedhjet parlamentare 2017. Grupi tjetër parlamentar opozitar, i quajtur “Grupi i Pavarur” është formuar nga deputetët e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, po nga listat e kandidatëve për deputetë dhe përbëhet po nga  8 deputetë.

dw

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokratik, deputetja e PD, Rudina Hajdari dha të premten detaje për orientimin e grupit dhe synimet e tij. “Grupi Parlamentar Demokratik është formuar në përputhje të plotë me Rregullat e Procedurës së Parlamentit, ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Ky grup formohet sipas një orientimi të djathtë politik që synon zgjidhjen e krizës politike përmes reformimit të sistemit elektoral politik; përfaqësimin e vërtetë dhe  integritetin e demokratëve, të opozitës së qytetarëve në Parlament; integrimin e Shqipërisë në BE”  theksoi kryetarja e grupit, Rudina Hajdari. Por po kaq e rëndësishme sa synimet e grupit duket edhe ideja e një alternative të re politike të djathtë. Rudina Hajdari e artikuloi mjaft qartë kur theksoi se „grupi i saj parlamentar po ecën drejt shndrrimit në një forcë të re politike”.

Situata politike – në favor të lindjes së alternativës së re opozitare

Situata politike në Shqipëri e favorizon idenë e Rudina Hajdarit. Janë dy opozita, që burojnë po nga PD, që kanë qëndrime të  kundërta ndaj angazhimit në procesin politik, pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale: opozita e re në Parlament deklaron pjesëmarrjen, tjetra, në rrugë e sheshe deklaron mospjesëmarrjen, për sa kohë nuk do të jetë larguar kryeministri Rama dhe nuk do të jetë ngritur një qeveri kalimtare që të „organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Krijimi i një force të re politike të djathtë do t’i lejojë opozitës së re parlamentare të regjistrohet në KQZ si subjekt politik, të paraqesë kandidatët e vet brenda afateve kohore të parashikuara në Kodin Elektoral dhe të përgatitet për fushatën elektorale. Por shpresat që, opozita e re e përfaqësuar me grupin parlamentar demokratik dhe ajo e protestave, të marrin pjesë në zgjedhjet lokale si një opozitë e tërë nuk janë shuar. Për me tepër zyrtarizimi i 2 grupeve parlamentare opozitare është shoqëruar me përsëritjen e apelit nga faktori ndërkombëtar, drejtuar PD dhe LSI , që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale si një opozitë e plotë. “Opozita ka nevojë për të biseduar me njëra- tjetrën dhe me qeverinë për të gjetur një zgjidhje për një pjesëmarrje të plotë në  zgjedhje. Është koha për dialog,” apeloi këtë fundjavë Ambasadori i BE në Tiranë, Soreca.

PD – nuk do lejojmë zhvillimin e zgjedhjeve lokale

Por shenjat se palët mund të ulen në tryezën e bisedimeve ende mungojnë. Kryeministri Rama ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se „mandati që i kanë dhënë votuesit PS, të qeverisë vendin deri në 2021, nuk mund të negociohet. PS nuk jep pushtet në tavolinë. Opozita të vijë në pushtet me anë të votës, konkurrimit në zgjedhjet parlamentare të rradhës, në 2021.”

Në aksionin e deritanishëm politik të opozitës janë vetëm protestat dhe jo dialogu. Protestat e saj antiqeveritare rifillojnë në muajin e ardhshëm, më 11 Maj. Por përveҫ mospjesëmarrjes PD deklaroi së fundmi, se do “të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë”./DW

Next Post
Ja vlen të protestosh çdo të enjte me shpenzime “partie” ?

PD-LSI ende marrin miliona, falë deputetëve “tradhtarë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com