• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deutsche Welle: PD mes sfidës së ringritjes dhe rrezikut të rënies

by A R
24/07/2017 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot ( 24/07/2017) është dita e parë kur Lulzim Basha nuk është më “i vetëngrirë”,  pas 1 muaji të vetëheqjes së kopetencave të tij sikryetar i PD-së,  si reagim për  humbjen e thellë në zgjedhjet parlamentare  të 25 qershorit.  Ai u shpall kryetar i PD-së, të dielën në mëngjes( 23.07) pas numërimit të votave të procesit zgjedhor, që u zhvillua një ditë më parë duke mundur të vetmin kundërshtar në garë, Eduard Selamin, ish-kryetar i PD-së, tani anëtar i thjeshtë. Në votim mori pjesë vetëm  57% e anëtarësisë së PD-së prej 103 952 anëtarësh. Për herë të parë në historinë 27 vjeçare të PD-së, kryetari i saj rizgjidhet pas kontestimesh të forta për një garë false dhe akuzave për një mandat pa legjitimitet.

Akuzat ndaj Bashës janë të rënda dhe kanë të bëjnë me standarde demokratike në jetën e brendshme dhe  drejtimin e PD-së. Personalitete të saj me kontribute historike, të etiketuar “të vjetrit” e akuzojnë Bashën për garë false dhe me rezultat të paracaktuar në favor të vetes, për pasojë për një mandat kryetari jo legjitim. Por ata duket se nuk kanë peshën e dikurshme pasi nuk janë më deputetë. Basha zgjodhi të mos vendosë  Jozefina Topallin, Majlinda Bregun, Genc Rulin, Astrit Patozin, Arben Imamin etj. në listën e kandidatëve për deputetë, të gjithë kundërshtarë të aksionit të tij politik jashtë parlamentit, protestës 3 mujore në ҫadër dhe lojës politike të mospjesëmarrjes në zgjedhje të dhënë fund nga ndërhyrja këmbëngulëse e BE-së dhe SHBA-së.  Në vend të tyre në parlamentin e ri do të jenë qytetarë anonimë lidhur me kontributet e tyre  në PD, por besnikë të Bashës që dhanë votën pro për rizgjedhjen e tij kryetar. “Të vjetrit” ish të pushtetshëm në parti dështuan ta detyronin Bashën të jepte dorëheqjen pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dhe të futej në një garë të barabartë për t’u rizgjedhur. Por Basha gëzon mbështetjen e heshtur të Sali Berishës, liderit historik, autoritar në partinë ku do të vazhdojë të jetë deputet për të  6-tën legjislaturë rradhazi, që nga 1992 ose për afro tri dekada deri në 2021. Vetëm pas rizgjedhjes së Bashës kryetar Berisha tha publikisht që “duhej të kishte dhënë dorëheqjen para garës”. Rizgjedhja e Bashës  konsiderohet nga opinionistë të pavarur të Tiranës jo legjitime. Ata parashikojnë që PD e presin kohë shumë të vështira për shkak të krizës së legjitimitetit  që e ka përfshirë atë tanimë dhe ndarjes së saj të thellë në përkrahës dhe kundërshtarë të kryetarit të rizgjedhur. Parashikojnë kohë kur grupi kundërshtar i Bashës mund  të shkëputet për të formuar një forcë të re të djathtë dhe Basha do të drejtojë një parti me vetëm mbështetës të vjetër dhe të rinj, pa debat dhe zhvilim. Basha pas rizgjedhjes deklaroi, se PD do ta ketë derën hapur edhe për kundërshtarët e tij dhe se do të punojë për bashkimin e partisë. Por vështirë që personalitetet e PD-së do të pranojnë të jenë figurantë ose fasadë.

Jozefina Topalli, ish-nënkryetare e Parlamentit dhe nënkryetare e PD-së në vitet e vështira të opozitës 8 vjeçare, 1997-2005, e quajti garën “luftë të ashpër për të mbushur kutitë e votimit, pasi demokratët e refuzuan me përçmim rizgjedhjen e Bashës”. Por Eduard Selami, i vetmi konkurrent nuk kontestoi rezultatin.

Astrit Patozi, një nga kundërshtarët më të vendosur të Bashës, ish-nënkryetar i PD dhe ish-deputet tha për DW: “Basha uzurpoi një mandat të dytë pas humbjes së zgjedhjeve. Vota u vodh brenda PD. Kam publikuar video ku duken mbështetës të Bashës që votojnë 2-3 herë për Bashën. Shqipëria ka nevojë urgjente për një opozitë të fortë. Elektorati i djathtë opozitar do të ofrojë rrugë për ta realizuar këtë. Jemi duke konceptuar hapat drejt ringritjes së opozitës së djathtë”.

Kriza e legjitimitetit në rizgjedhjen e Bashës kryetar i drejton analistët e pavarur drejt skenarëve të tkurrjes deri në shuarje të PD-së. Sipas tyre kryetarit të rizgjedhur do t’i duhet ta ringrejë PD ose të përjetojë rënien, asfiksimin e saj. /b.d

Next Post
Aksident fatal në Kavajë, humb jetën 24-vjeçari

Aksident fatal në Kavajë, humb jetën 24-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In