• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deutsche Welle: Ikin figurat politike të PS, vijnë drejtoreshat në qeveri!

by Java News
28/12/2018 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama shkarkoi të premten paradite (28.12.2018) shtatë anëtarë të kabinetit të tij. Zëvendëskryeministrja Senida Mesi zëvendësohet nga deputeti socialist Erion Braҫe, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Denaj, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zëvendësohet nga Genci Cakaj, aktualisht zëvendësministër i jashtëm, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri zëvendësohet nga Belinda Balluku, ish-Drejtore e Aviacionit Civil, ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural, Niko Peleshi zëvendësohet nga deputeti socialist Blendi Çuҫi, ish-ministër Shteti për Çështjet Vendore, ministrja e Sipërmarrjes dhe Biznesit Sonila Qato zëvendësohet nga ish-Ministri i Pushtetit Lokal, deputeti socialist Eduard Shalësi, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini, aktualisht zëvendësministre e Arsimit, Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës zëvendësohet nga Elva Margariti.

Në qeverinë e sapoformuar të Tiranës, për herë  të parë që nga vitet 40-të të shekullit të kaluar, pra pas rreth 80 vitesh, bëjnë pjesë dy ministra nga Kosova: Genci Cakaj, ministër i Jashtëm dhe Besa Shahini, ministre e Arsimit. Kabineti i sapoformuar qeverisës përbëhet kryesisht nga gra, ish-drejtore drejtorish dhe jo nga figura politike te PS.

Meta- ndryshimet në qeveri nuk vlejnë, pa një filozofi bashkëpunuese

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur rezerva lidhur me ndikimin pozitiv të ndryshimeve në qeveri. Sipas tij “nëse nuk ndryshojnë politikat dhe filozofia e qeverisjes, ndryshimet e emrave nuk kanë rëndësi”.

“Është e rëndësishme të ndryshojë filozofia e qeverisjes, që duhet të jetë një filozofi bashkëpunuese me opozitën, me grupet e interesit, me institucionet e pavarura sepse kjo do të na ndihmojë që të jemi më reflektues për të sjellë ato ndryshime që kanë nevojë njerëzit në vështirësi, një pjesë e mirë e shqiptarëve, për të zgjeruar dhe konsoliduar shtresën e mesme,që është domosdoshmëri për të shmangur një ndarje sociale që mund të bëhej shumë e rrezikshme për shoqërinë”, ka theksuar në një deklaratë të tij Presidenti Meta.

Protesta e studentëve – shkëndija për ndryshimet

Arsyet e shkarkimit të shtatë anëtarëve të kabinetit mund të jenë disa. Vetë kryeministri Rama tha të premten, se “do të largohen ata ministra që kanë pesë vite në detyrë”, pra që kanë qënë edhe në qeverinë Rama 1. Konsumim pushteti apo mungesë rezultatesh? Këtë kryeministri Rama nuk e cilësoi. Por tha qartë se protesta e studentëve, e nisur në fillim të këtij muaji, për tarifat e studimit dhe kushtet e jetesës në kampuset universitare, e paralajmëruar për të rifilluar në janar 2019,  ishte “një mundësi e mirëseardhur” për ndryshim.

“Një mundësi e mirëseardhur në formën e një reagimi shumë kuptimplotë, në emër të një jete më të mirë universitare. Përtej kushteve, indiferencës ndaj politikës, edhe kur çirreshin para fytyrës sime “Turp, turp”, ata shihnin dhe shohin në drejtimin tonë sepse jemi mundësia e vetme për ta. Ata na dhanë një shuplakë që mua më përvëlon si ditën e parë dhe unë zgjodha të kthej faqen tjetër,” argumentoi kryeministri Rama furtunën në qeverinë e tij.

Opozita – ndryshime që tregojnë lidhjen e qeverisë me krimin 

Dy nga ministrat e shkarkuar, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri kanë qenë në shënjestër të akuzave të opozitës për korrupsion. Opozita e konsideron largimin e tyre nga qeveria si vërtetim të akuzave të saj. Si shkak për pakënaqësinë ndaj qeverisë Rama 2, të sintetizuar në protestën e studentëve, kryeministri paraqitit edhe atë që ai e quajti “mpirje të qeverisjes, ulje të kapaciteteve reaguese nga mungesa e opozitës, që u ka dhënë socialistëve komfortin të jenë zgjidhja e vetme”.

Por  opozita nuk i konsideron ndryshimet si shenjë të vullnetit dhe përpjekjeve për të  përmirësuar qeverisjen. Kryetari i PD, Lulzim Basha theksoi në një deklaratë për mediat se “ministrat e rinj janë një përzierje njërëzish të paaftë, anonimë dhe thellësisht të korruptuar. Roli i tyre i vetëm është të shërbejnë si fasadë për qeverisjen e Ramës direkt me oligarkët dhe krimin”. (DW)

/a.meta

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Reflektimi i Edi Ramës për misionin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

September 11, 2026
“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

September 11, 2026
Aksident i rëndë në Fier, përplasen tre mjete në aksin rrugor Strum-Roskovec, një i vdekur

U prangos në Greqi! Kush është trafikanti i kokainës që kërkohej nga Shqipëria për vrasje?

September 11, 2026
Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

A e sheh veten President? Rama flet për të ardhmen: Nuk zgjedh pasardhës. Do vazhdoj të jem anëtar i PS

September 11, 2026
Sulmohet tubacioni i naftës në Arabinë Saudite, shpërthejnë zjarre në disa pika

Sulmohet tubacioni i naftës në Arabinë Saudite, shpërthejnë zjarre në disa pika

September 11, 2026
Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

September 11, 2026
Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

September 11, 2026
Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com