• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Deutsche Welle: Gjermani 2006, zgjim nga ëndrra e një nate vere

by
18/10/2015 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eh, ҁ‘verë qe ajo! Dielli qeshte, Gjermania priti tifozët e futbollit nga të gjitha kontinentet dhe e gjithë bota ëndërronte për atmosferën e veҁantë në Gjermani. “Bota mysafir tek miqtë” kishte shkruar Gjermania në të gjithë flamujt që valëviteshin anë e mbanë. E vendi e mbajti vërtetë fjalën: Gjermania i bëri për vete mysafirët e saj duke u treguar e hapur, e gëzuar dhe mikpritëse. Kështu zuri fill përralla gjermane e verës.

Kjo përrallë tani në disa kapituj duhet të rishkruhet. Komiteti gjerman i aplikimit për sjelljen e Botërorit 2006 në Gjermani sipas “Spiegel” menaxhonte një arkë të zezë, të mbushur me 13 milionë Marka Gjermane, për t’u dhënë ryshfet katër funksionarëve aziatikë të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Votimi përfundoi me një rezultat 12:11 për Gjermaninë. Qëllimi u arrit. Nëse vërtetohen informacionet e detajuara të kolegëve të „Spiegel“, që si zakonisht hulumtojnë me shumë seriozitet, atëherë do të bëhej e qartë: pa paratë e ryshfetit nuk do të kish pasur asnjëherë një përrallë gjermane verore në vitin 2006.

Një seri ndodhishë të habitshme

Përrallat, kështu thuhet, bëjnë fjalë për ndodhi të habitshme. E ne jemi habitur qysh në fillim. Afrika e Jugut ishte në fakt favorit për zgjedhjen, e kjo madje edhe për vet presidentin e fuqishëm të FIFA-s Joseph Blatter. Por megjithatë fitoi DFB dhe gjysmë ore pas zgjedhjes qarkulluan fjalë për mjete të padrejta të gjermanëve. Mjete të gjermanëve. Përse papritur abstenoi i deleguari neozelandez Dempsey?

Lidhur me këtë me kalimin e viteve dolën të dhëna për investime të dyshimta të sipërmarrjeve gjermane si Mercedes në Korenë e Jugut, si dhe lidhur me një furnizues armësh në Arabinë Saudite – të dy vende prej të cilave vinin anëtarët e komitetit ekzekutiv të FIFA-s. Më së voni kur njeriu i brendshëm i FIFA-s Guido Tognoni në një emision televiziv gjerman foli hapur për dyshime të shumta ndaj dhënies së Botërorit 2006, dyshimi mori dhenë. Nëse tani ai konfirmohet kjo është ora zero për DFB.

Gjithҁka duhet të vihet në gurin e provës. Presidenti aktual i DFB Wolfgang Niersbach dhe shefi i Komitetit Olimpik Franz Beckenbauer duhet të kenë pasur dijeni për arkën e zezë. Kjo do të shënonte fundin e karrierës për kreun e futbollit gjerman dhe ҁmitizimin e perandori i futbollit (Fussball-Kaiser, siҁ e quajnë gjermanët Franz Beckenbauerin -shëtn.red..). Sporti më i dashur për gjermanët e kësisoj shoqata më e madhe sportive në botë do të ndodheshin para skandalit më të madh në historinë e tyre. Pas Volkswagenit pra kërcënon edhe rënia e një ikone tjetër gjermane.

Sistemit FIFA duhet t’i jepet fund

Dijenia për kufomën në qilarin e vet mund të shpjegojë rezervimin e habitshëm të kryesisë së DFB lidhur me akuzat për korrupsion ndaj kreut të FIFA-s dhe UEFA-s. Niersbach së fundi në mënyrë të ҁuditshme ka qenë i kursyer në prononcime, kur bëhej fjalë për kolegët e tij funksionarë. Edhe pas raportit të „Spiegel“ shefi i DFB-së u bë i padukshëm, nuk kapej në telefon dhe u përpoq me një deklaratë të thatë shtypi t’i paraprinte botimit të „Spiegel“. Një përgënjeshtrim i besueshëm tingëllon ndryshe.

Por a e besuam ne atë? Eshtë ryshfeti në përzgjedhjen e Gjermanisë për Botërorin vëtetë një befasi? Jo, sepse pothuajse në të gjitha përzgjedhjet vitet e kaluara ka pasur akuza, indikatorë ose dëshmi konkrete për metoda ilegale. Thjeshtë nën moton: na jep ne votën dhe ne të shpërblejmë ty majmë. Kjo demaskon tërësisht një sistem të kontaminuar nga korrupsioni me emrin FIFA. Këtij sistemi duhet t’i jepet fund. Ndryshimi i të gjithë personave me përgjegjësi është i domosdoshëm. E kjo vlen edhe për DFB, në rast se akuzat vërtetohen – gjë që për fat të keq kështu duhet të jetë. Wolfgang Niersbach ndodhet buzë greminës, kredibiliteti i DFB-së ka marrë fund. Një ndjenjë e brendëshme të thotë, se ky është fundi i përrallës verore. Ajo ishte pra mjaft e bukur për të qenë e vërtetë.

Next Post

Luana nuk sheh kabllot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com