• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deutsche Telekom sjell lojën revolucionare të realitetit virtual që ndihmon studimet për demencën

by A R
30/08/2017 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deutsche Telekom vazhdon të zgjerojë kufijtë e zhvillimeve teknologjike dhe të lojërave për qëllime të mira, duke prezantuar lojën e parë të realitetit virtual, të dedikuar për konsumatorët, ku çdokush mund të japë kontributin e tij për të luftuar demencën.

Kërkimi i Heroit të Detit (Sea Hero Quest) nga Deutsche Telekom ka për qëllim të përforcojë fuqinë e lojës, për të zhvilluar më tej studimet për demencën. Projekti filloi dhe u drejtua nga Deutsche Telekom, në bashkëpunim me Universitetin College London, Universiteti i East Anglia dhe Qendrën Kërkimore të Alzheimerit. Loja në vetvete u krijua bashkarisht me hartues lojërash të pavarur, nga Glitchers.

“Bazuar në suksesin e lojës ‘Sea Hero Quest’ që mblodhi të dhëna për pothuajse tre milionë lojëtarë, jemi shumë krenarë që shkojmë përtej kufijve të kërkimeve tradicionale të mjekësisë, duke punuar përkrah partnerëve tanë të besuar dhe duke nxjerrë më të mirën nga ekspertiza në këtë fushë” – komentoi Hans-Christian Schwingen, Drejtori i Brandit në Deutsche Telekom.

Më 2016, Deutsche Telekom promovoi lojën për telefona, jashtëzakonisht të suksshme ‘Sea Hero Quest’. Ajo arriti afërsisht tre milionë shkarkime duke gjeneruar ekuivalenten e 12 mijë vite kërkime laboratorike. Kjo ishte hera e parë që u krijua referencë globale krahasuese për navigimin e pjesshëm njerëzor i cili përbën edhe studimin më të madh në histori për demencën.

Gjetjet paraprake nga analizimi i të dhënave janë prezantuar në konferencën prestigjioze ‘Neuroscience 2016’, në San Diego dhe loja tashmë është duke u provuar në kushte klinike.

Mjafton të luani dy minuta me ‘Sea Hero Quest’ dhe do grumbullohen të dhëna ekuivalente me pesë orë kërkime në laborator.

‘Sea Hero Quest VR’ i jep mundësinë shkencëtarëve për të verifikuar në mënyrë të kryqëzuar të dhënat e grumbulluara nga loja në telefon. Ata shpresojnë që me grumbullimin e të dhënave nga loja, duke përdorur teknologjinë më të re të realitetit virtual, të përftojnë një panoramë më të plotë mbi sjelljet njerëzore për navigimin e pjesshëm.

Të dhënat e mbledhura nga versioni i parë i lojës ‘Sea Hero Quest’ mund të përcaktohej orientimi i lojtarit më 22.5°. Me “Sea Hero Quest VR”, kjo vlerë është minimizuar në 1.5°, duke i dhënë shkencëtarëve të dhëna 15 herë më të sakta për navigimin.

Sea Hero Quest i Deutsche Telekom është shembulli më i mirë për të treguar motivimin e kompanisë për t’u angazhuar në novacionet  teknologjike si edhe për llojin e përgjegjësisë dixhitale.

Kjo nismë tregon sesi dixhitalizimi, veçanërisht Shërbimet Cloud, mund të mbështesin shkencën për qëllime pozitive. Të dhënat e mbledhura nga ‘Sea Hero Quest’ arkivohen në një server të sigurtë të T-Systems, në Gjermani dhe një analizë e plotë bëhet nga ekipet UCL/UEA, në mënyrë krejt anonime.

Tim Parry, Drejtori i Qendrës Kërkimore të Alzheimerit në MB thotë se, “Demenca është aktualisht një prej sfidave më të mëdha shëndetësore me të cilën po përballemi dhe parashikohet të prekë rreth 130 milionë njerëz në të gjithë botën, deri më 2050. Projekti ‘Sea Hero Quest’ nga Deutsche Telekom është një partneritet i ndërthurur mes sektorëve, prej të cilit ne duhet të përfitojmë që të përparojmë sa më shumë në këtë fushë të rëndësishme.”

‘Sea Hero Quest VR’ është zhvilluar që të punojë me syze Samsung Gear VR dhe do të jetë e disponueshme për të gjithë që prej datës 29 Gusht, përmes platformës së lëvizshme, Oculus.

‘Sea Hero Quest’ për telefona është ende i vlefshëm për t’u shkarkuar në App Store dhe Google Play. Kjo lojë u prezantua për herë të parë në Shqipëri në maj të vitit 2016 dhe deri më tani është shkarkuar nga 56 mijë persona.

Për më shumë informacion rreth kësaj nisme mund ta gjeni në: http://www.seaheroquest.com

Next Post
Lavrov sot në Serbi, Kosova është një nga temat e takimeve

Lavrov thirrje arabëve të Gjirit: Rivendosni lidhjet me Katarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In