• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Deutsche Telekom pushton rrjetin Europian të telekomunikacionit

by
05/06/2015 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjiganti ndërkombëtar i telekomunikacionit fillon shtrirjen e rrjetit të tij në të gjithë Europën.

Deutsche Telekom ka lidhur tashmë tre vendet e para nga dhjetë vendet e planifikuara për rrjetin e saj të ri europian. Kroacia, Hungaria dhe Sllovakia mund të ofrojnë produkte nëpërmjet një platforme të standardizuar e hibride që bashkon telefoninë fikse dhe atë celulare duke performuar kështu deri në dy herë më mirë. “Ne po hedhim themelet teknologjike në Europë. Me rrjetin tonë Europian dhe infrastrukturën ndërkufitare, do të jemi ne ata që do të vendosim muzikën dhe jo thjesht ata që kërcejnë nën ritmin e bateristëve nga SHBA dhe Azia”, u shpreh Drejtori Ekzekutiv Timotheus Hoettges, në Kongresin Botëror të Telefonisë Celulare në Barcelonë. “Ne jemi e para kompani shumëkombëshe e telekomunikacionit që jemi vërtetë në gjendje të përdorimin sinergjitë që burojnë atëherë kur kompanitë e Grupit punojnë së bashku. Kjo është strategjia e Deutsche Telekom për dixhitalizimin e Europës,” vijoi Hoettges.

Grupi i Deutsche Telekom, i cili tashmë është prezent në Shqipëri nëpërmjet AMC, do të plotësojë kërkesat për të qenë lider në teknologji deri në vitin 2018 duke zgjeruar dhe transformuar infrastrukturën e saj. Kompania do të investojë mbi 6 milionë Euro për zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit të telekomunikacionit i cili do të flasë një gjuhë të vetme: IP.

Me shpejtësi maksimale prej 300 Mb në sekondë, rrjeti LTE i Deutsche Telekom garanton që deri në vitin 2018, do të jetë prezentë në 95% të gjithë popullsisë europiane me shpejtësi të lartë për akses në internet nga aparatët celularë.

Gjithashtu, të gjitha familjet e lidhura me rrjetin DT në Europë do të mund të lundrojnë në internet nëpërmjet lidhjeve broadband me një shpejtësi prej të paktën 100 Mbit në sekondë. Ndërsa shpejtësia e rrjetit fiks do të arrijë deri në 500 Mbit në sekondë për rreth 12% të abonentëve familjarë.

Deutsche Telecom është një ndër kompanitë lider të telekomunikacionit në botë me rreth 151 milionë abonentë, 30 milionë linja të rrjetit fiks dhe më shumë se 17 milionë linja interneti në brez të gjerë. Grupi ofron telefoninë fikse, komunikime celulare, internet dhe produkte dhe shërbime IPTV për individët dhe zgjidhje të TIK për klientët biznes dhe korporatat. Deutsche Telecom është i pranishëm në më shumë se 50 vende dhe ka rreth 228,000 punonjës në mbarë botën.

Next Post

20 vjet "art mbi puante"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rendi botëror i Trump varet mbi Europën! Konferenca e sigurisë në Mynih, grindjet, lufta dhe paqja

Rendi botëror i Trump varet mbi Europën! Konferenca e sigurisë në Mynih, grindjet, lufta dhe paqja

February 10, 2026
Arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, u kap me fishekë, thika dhe sëpatë

Arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, u kap me fishekë, thika dhe sëpatë

February 10, 2026
Balla takim me ambasadorin britanik Nick Abbott: Diaspora shqiptate në Britani, urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve

Balla takim me ambasadorin britanik Nick Abbott: Diaspora shqiptate në Britani, urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve

February 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

“O idiotë të Hagës, UÇK-ja ishte ushtri, jo OJQ për të drejtat e njeriut!”

February 10, 2026

Antikorrupsioni i një opozite me Berishën në krye, Ahmetajn aleat dhe deputetë të flakurit nga drejtësia

February 10, 2026
Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

Mesazhi i ambasadës së SHBA në Tiranë: Viza juaj mund të anulohet nëse arrestoheni për këto vepra penale

February 10, 2026
Banorët përplasen në dyert e Këshillit Bashkiak në Durrës, protestën e shuan Policia

Banorët përplasen në dyert e Këshillit Bashkiak në Durrës, protestën e shuan Policia

February 10, 2026
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla paraqitet në SPAK: Ja akuzat ndaj tij

Kryebashkiaku Memolla do ta vuajë dënimin në burgun e qytetit të tij

February 10, 2026
U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

February 10, 2026
Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen

Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In