• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Deutche Welle”: Miqtë gjermanë i kërkuan Ramës ndjekjen penale të Tahirit

by A R
26/04/2018 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rama zhvilloi të mërkurën takime politike në Berlin për të fituar votën gjermane për çeljen e negociatave. Ai u prit me dashamirësi, por premtime nuk mori.

Vizita e parë e kryeministrit shqiptar menjëherë pas rekomandimit të Komisionit të BE-së për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit ishte në Berlin. Ai u takua aty me një sërë personash të rëndësishëm dhe sidomos me kancelaren Angela Merkel. Në të gjitha bisedimet Rama kishte një synim: t’i bindte bashkëbiseduesit të jepnin votën e tyre pro çeljes së negociatave.

Rama pati shumë takime të mërkurën: por më i rëndësishmi ishte ai me kancelaren Angela Merkel. Edhe pse miratimi i rekomandimit të komisionit për çeljen e negociatave do të kalojë nga parlamenti, fjala e kryetares së CDU-së do të luajë një rol të madh.

Por kancelarja gjermane nuk dha asnjë sinjal për të orientuar dëgjuesin se a do të votojë Gjermania pro çeljes së negociatave, apo do ta shtyjë këtë vendim për një moment më të përshtatshëm.

“Çelja e negociatave kërkon plotësimin e një numri parakushtesh,” tha Merkel të mërkurën para medias në Berlin. “Shqipëria me shumë sforco i ka përmbushur disa syresh. Në javët e ardhshme ne do të krijojmë mendimin tonë përfundimtar se a ka gjëra që duhen bërë, a ka përparime dhe këtë duam ta bisedojmë edhe me kolegët tanë europianë”, tha kancelarja më tej. Dita më e afërt për këtë bisedë do të jetë 17 maji, në Sofje, ku Merkel do të marrë pjesë në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Lavdërime për vettingun

Lavdërime mori kryeministri i Shqipërisë  nga Gjermania sidomos për procesin e vettingut, në vazhdën e të cilit janë kontrolluar e vlerësuar qindra gjykatës dhe prokurorë e si pasojë kanë dhënë dorëheqjen qysh tani, vetëm disa javë pas fillimit, 21 gjykatës e prokurorë.  “Ky ligj e forcon sistemin juridik, integritetin dhe seriozitetin e tij,” tha Merkel, e cila e inkurajoi Ramën që ta zgjeronte vettingun edhe te organet policore.

Kancelarja ofroi përkrahjen e Gjermanisë: “Gjermania dëshiron të japë mbështetje, Gjermania do të japë ndihmesë në mënyrë që ne të mund t’i shohim me të vërtetë përparimet që na nevojiten për të marrë një vendim në qershor”, tha Merkel.

Në qershor do të mbahet samiti i BE-së nën kryesinë e Bullgarisë, dhe  aty do të merret vendimi, nëse rekomandimi i Komisionit për nisjen e bisedimeve do të mund të vijohet nga një vendim apo jo.

Për Edi Ramën negociatat duhet të kishin filluar një orë e më parë. Një dëshirë, të cilën ai e shprehu edhe në konferencën e përbashkët të shtypit me kancelaren e Gjermanisë.

Rezultatet e vettingut të gjyqësorit, ligji i të cilit u hartua me ndihmën e Gjermanisë dhe sipas Ramës është kthyer tashmë në një model edhe për vende të tjera, kanë bërë që Shqipëria të merrte këtë rekomandim pozitiv nga Komisioni. Tani Shqipërisë i nevojitet një shpërblim, argumenton Rama, pra çelja e negociatave, në mënyrë që vettingu i policisë të jetë po aq i suksesshëm.

Deputetët konservatorë skeptikë

Që Gjermania të japë votën për hapjen e negociatave, nevojitet miratimi i Kuvendit Federal. Ndërsa socialdemokratët janë treguar më të hapur dhe më të gatshëm për të përqafuar rekomandimin, shokët e partisë së kancelares Merkel janë më të rezervuar.

Pikërisht për të mënjanuar këto rezerva, Edi Rama, kërkoi ndihmë ku të mundte: Ai u takua me  presidentin e Bundestagut, Wolfgang Schäublen, një nga figurat më të vjetra të partisë, fjala e të cilit është me peshë, si edhe pati një dëgjim pikërisht në komisionin e Bundestagut për Çështje të BE-së, që drejtohet pikërisht nga Günther Krichbaum, politikani CDU që u përfol aq shumë nga disa media në Shqipëri, pasi nuk iu bashkua euforisë që kishte kapluar Shqipërinë pasi komisioni dha rekomandimin. Rama pati edhe një darkë me deputetë nga grupi parlamentar CDU/CSU.

Vërejtje nga miqtë

Në mbrëmje, Rama pati një takim më të ngrohtë, në fondacionin e partisë socialdemokrate, simotrës së Partisë Socialiste në kuadër të Internacionales Socialiste. Rama ishte ftuar aty të diskutonte me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, për Shqipërinë dhe mundësinë e çeljes së negociatave. Roth vuri në dukje se çelja e negociatave nuk pritet me eufori nga vendet anëtare të BE-së. “BE po kalon kohë të vështira, sepse ka një sërë problemesh të brendshme dhe nuk është e gatshme për anëtarë të rinj.”

Veç lëvdatave për arritjet në procesin e Vettingut, Roth nuk harroi t’i kujtonte mikut të tij socialist, se reforma gjyqësore pa një proces kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk mund të bëhet. Ndaj duhet filluar procesi gjyqësor kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit për të dëshmuar kështu se pavarësia e gjyqësorit me të vërtetë funksionon, tha Roth./DW/a.m.

Next Post
Kuçovë/ Arrestohet 30- vjeçarja, tentoi bashkë me persona të tjerë të vidhnin një lokal

Kuçovë/ Arrestohet 30- vjeçarja, tentoi bashkë me persona të tjerë të vidhnin një lokal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In