• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deutche Welle: Lajme të mira nga Ballkani

by A R
06/10/2017 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ballkani Perëndimor konsiderohet rajon problematik i Europës. Katër vende nga ky rajon duan të angazhohen për paqen dhe për një pranim të shpejtë të Serbisë në BE. Ato duan edhe të bashkëpunojnë më ngushtë ekonomikisht.

“Ne kemi rënë dakord, që Ballkani të bëhet një shembull i mirë në Europë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin”, tha kryeministri bullgar Boiko Borisov, pas takimit me homologët e tij nga Rumania, Greqia dhe Serbia në Varna të Bullgarisë. Ai theksoi, se synohet bashkëpunim më i ngushtë veçanërisht sa u përket çështjeve ekonomike dhe projekteve të infrastrukturës. Prania e presidentit të Serbisë Vuçiq tregon, “se ne të gjithë këmbëngulim dhe e dimë, që vendi i natyrshëm i Serbisë është në BE”, tha Borisov.

Takimi në Varna është pjesë e përgatitjeve që po bën Bullgaria për kryesimin e presidencës së BE-së në gjysmën e parë të vitit 2018. Deri tani Bullgaria politikisht nuk ka rënë në sy thuajse fare në BE. Ajo as nuk është pjesë e Eurozonës dhe as e hapësirës Shengen, ku janë hequr kontrollet kufitare. Por këtej e tutje kjo do të ndryshojë: “Sofia do të tregojë më shumë relevancë në Bruksel dhe përpiqet ta arrijë këtë përmes kësaj iniciative. Ajo synon të theksojë dhe të çojë përpara perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thotë politologu bullgar Daniel Stefanov. Borisov do të profilizohet si nxitës i paqes dhe i orientuar nga e ardhmja e po ashtu do të sjellë lajme të mira në Bruksel nga Ballkani.

Roli i rëndësishëm i Serbisë

Një rol qendror në këtë drejtim duhet të luajë mbështetja për Serbinë në bisedimet që po vazhdojnë për antarësimin në BE. Vendi i natyrshëm i Serbisë është në BE, tha Borisov dhe theksoi, se përshpejtimi i procesit të antarësimit do tëjetë i dobishëm për sigurinë dhe paqen në Ballkan e për të gjithë Europën.

Serbia është që nga viti 2014 vend kandidat për antarësim në BE dhe që ai vit po zhvillohen edhe bisedimet e antarësimit. Megjithatë së fundi Parlamenti i BE-së konstatoi deficite të mëdha në fushat e drejtësisë, medieve dhe shtetit ligjor. Ndaj kjo nismë bullgare është shumë e rëndësishme për presidentin serb Vuçiq, thotë Aleksandra Joksimoviq nga Qendra e Beogradit për Politikën e Jashtme. “Ai do të tregojë, që Serbia, si vend qendror në Ballkanin Perëndimor, mund të bashkëpunojë me të gjithë kandidatët e tjerë për në BE – si edhe me vendet që janë ndërkohë në BE”, thotë Joksimoviç.

Por kjo nuk është e vetëkuptueshme, sepse marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën shihen si problem. Brukseli ka bërë të qartë, që raportet e mira fqinjësore me Prishtinën janë kusht për antarësimin në BE. Beogradi ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Edhe në Bosnje-Hercegovinë Serbia nuk luan gjithmonë rol konstruktiv.

Një detyrë europiane

Veç kësaj rajoni i Ballkanit Perëndimor konsiderohet gjithsesi si i paqendrueshëm dhe me potencial konfliktesh. Tensionet etnike në Bosnje-Hercegovinë, mosrespektimi i të drejtave të minoriteteve, apo grindja për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë, janë vetëm dis prej problemeve me potencial të rrezikshëm konflikti si për rajonin edhe për mbarë Europën.

Ndaj nuk është habi fakti, që stabilizimi i rajonit dhe zhvillimi ekonomik i tij, janë në krye të agjendës së prioriteteve të politikës së jashtme të BE-së. Më 2014 Gjermania ndërmori nismën e ashtuquajtur Procesii Berlinit, për t’i forcuar reciprokisht vendet e Ballaknit Perëndimor që të bashkëpunojnë në projekte infrastrukture dhe për të lehtësuar afrimin në BE. Kanë pasur në këtë kuadër një sërë takimesh të niveleve të larta e konferencash si së fundi në Trieste, apo edhe takimi i së enjtes (05.10.) në Selanik me ministrave të Jashtëm të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë. Sofja do ta vazdhojë këtë seri takimesh e ka deklaruar, se do të organizojë gjatë presidencës në BE edhe një samit në Bullgari, ku të trajtohet e ardhmja e Ballkanit Perëndimor. /DW/a.m.

Next Post
FOTOT/ Çfarë kërkon në Himarë Kuzilos i Agimit të Artë përkrah eksponentëve të PBDNJ?

FOTOT/ Çfarë kërkon në Himarë Kuzilos i Agimit të Artë përkrah eksponentëve të PBDNJ?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com